Ata janë një nga çiftet më të admiruara të Hollywood-it.

Dhe Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley, thuhet se kanë vënë në shitje rezidencën e tyre në Kaliforni në favor të një shtëpie luksoze në Londër.


Ylli i “Fast and Furious”, 53 vjeçar, dhe supermodelja, 33 vjeçe, kanë dalë në një pronë prej 7.5 milionë funtesh në Chelsea, Londër, raportoi The Sun.

37649698 9116545 image m 159 1609892928232 Foto: Anthony Harvey/REX

"Në mes të një pandemie, të dy Jason dhe Rosie thjesht duan të jenë më pranë familjeve të tyre dhe miqve në Mbretërinë e Bashkuar", ka thënë burimi.

“Pas disa muajsh, ata më në fund gjetën shtëpinë e ëndrrave dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq”.

Ata shitën afro 14 milionë funte shtëpinë e tyre në Malibu vitin e kaluar, pasi së pari e vendosën pronën në treg për një shumë të madhe prej 15.5 milionë funtesh në tetor të vitit 2019.

20147888 7610821 Lavish The stunning recently renovated home features four bedroo a 99 1609891309879 Foto: Shade Degges

Jason fillimisht e bleu shtëpinë prej 3,909 metra katrorë në vitin 2009, një vit para se të niste romancën me të fejuarën e tij, Rosie.

Ish-engjëlli i Victoria's Secret ka qenë në një lidhje afatgjatë me Jason që nga viti 2010 dhe ata mirëpritën djalin Jack, tre vjeç, në qershor 2017.

Çifti, të cilët kanë qenë duke banuar në Kaliforni, udhëtuan sërish në Londër ku edhe kaluan izolimin për herë të dytë në Mbretërinë e Bashkuar.

20147886 9116545 Inviting According to the listing the property has a distinctive a 163 1609893659684 Foto: Shade Degges

Por, tani duket se dyshja kanë vendosur të qëndrojnë përfundimisht në Londër me blerjen e rezidencës së re. /Telegrafi/

37649690 9116545 image a 160 1609893198334 Foto: Doug Peters