Është mbajtur takimi i dytë publik me qytetarët i Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në të cilin është prezantuar puna një vjeçare e qeverisjes komunale të tij.
Kryetari Jashari, para të pranishmeve në sallën e Kulturës “Hasan Prishtina”, bëri të ditur gjitha projektet që janë realizuar brenda këtij viti, në çdo pjesë të komunës si dhe ato që janë në realizim e sipër dhe që priten të përfundojnë së shpejti.
Pa marrë parasysh shumë sfida që i ka krijuar pandemia Covid-19, brenda këtij viti janë arritur të zgjidhen shumë probleme të cilat janë jetike për qytetarët e Skenderajt, duke theksuar këtu ujin e pijshëm.
“ 11 fshatra të Skenderajt këtë vit janë bërë me ujë të pijshëm kurse 10 tjera bëhen vitin që vjen”, tha Jashari.
Jashari në këtë takim me qytetarët theksoi edhe një herë se komuna që ai udhëheq i ka dhënë prioritet të veçantë zhvillimit të bujqësisë, duke pesëfishuar buxhetin për këtë fushë nga 48 mijë sa ishte i planifikuar për vitin 2018 në 217 mijë e 730 euro ka qenë këtë vit, bashkë me ndihmën e donatorëve.
“Vetëm brenda vitit 2020 bashkë me donatoret kemi përkrahur afër 500 fermerë në komunën tonë, me vlerë totale buxhetore prej afër 400 mijë euro”, tha Jashari.
I pari i komunës than nder të tjera se vëmendje e madhe i është kushtuar ndihmës së familjeve në nevojë për shkak të pasojave që ka shkaktuar pandemia globale Covid-19 tek ta.
“Këtë vit që nga fillim i pandemisë e deri me tani fokusi jonë ka qenë në përkrahjen e familjeve në nevojë që sa më lehtë të kalojnë këtë situatë dhe në këtë drejtim kemi përkrahur mbi 5 mijë familje më pako ushqimore nga buxheti i komunës dhe falë përkrahjes së bamirësve të shumtë të cilët në vazhdimësi ju jemi falënderues për solidaritetin e treguar në këtë kohë”, shtoi ai.
Po ashtu në bashkëfinancim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, pesë familjeve të komunës sonë ia kemi dhënë lajmin e madh të ndërtimit të shtëpisë për ta si dhe nga buxheti i komunës janë ndarë 66 mijë euro për t`u dalë në ndihmë 50 familjeve në përmirësimin e kushteve të jetesës.
Në fushën e shëndetësisë u numëruan shume projekte të cilat kanë lehtësuar jetën e qytetarëve duke i`u ofruar atyre shërbime 24 orë.
Jashari tha se të rinjtë e komunës, pra studentet, janë përkrahur me bursa, ku nga buxheti i komunës janë dhuruar 170 bursa si dhe 27 të tjera nga donatorët.
Kreu i komunës përmendi edhe dhjetëra shkolla të cilat janë përuruar si dhe janë renovuar në mënyrë që përmes plotësimit të kushteve infrastrukturore shkollore të përmirësohet edhe niveli i mësimnxënies.
Po ashtu Komuna e Skenderajt , shërbeu si model për komuna e tjera në mbajtjen e premtimit për shujta për mësimdhënësit ku gjatë këtij viti u ndanë 800 mijë euro për mësimdhenesit si dhe punëtorët teknik për shujtat e tyre.
Në fokus të veçantë, Jashari tha që i ka dhënë edhe mjedisit, duke bërë kështu largimin e deponive ilegale në zona urbane e rurale e po ashtu i pajisur edhe ekonomitë familjare me shporta për hedhjen e mbeturinave , ku vitin e ardhshëm synohet afër 100% të përmbushet plani i furnizimit me kontejnerë për ekonomitë familjare.
“Po mirëmbajmë zonat e gjelberta dhe po krijojmë zona të reja për qytetarët e zonës urbane të qytetit. Kemi përuruar përfundimin e projektit të zgjerimit të sheshit “Adem Jashari” si dhe kemi bërë rehabilitimin e sheshit të vjetër, e po ashtu kemi gjelbëruar qytetin me drunj, fidane dhe lule sezonale. Së fundmi qytetit tonë të dashur i janë shtuar edhe 280 drunj në hapësira të ndryshme”, theksoi nder të tjera Jashari.
Përpjekja për krijimin e një infrastrukture moderne për komunën tonë, po vazhdon pa u ndalur nga ana e Kryetarit Jashari ku vetëm brenda këtij viti janë asfaltuar 41 kilometra e 659 metra rrugë si dhe është rregulluar sistemi i kanalizimit në komunën tonë, me gjatësi mbi 85 kilometra.
Në këtë takim Jashari përmendi edhe shumë projekte të fushës së kulturës të cilat kanë përfunduar në mënyrë të suksesshme si dhe premtoi se përkrahja e tij për këtë fushë nuk do të mungoj as në të ardhmen.
Edhe qytetarët e pranishëm u shprehen të kënaqur me projektet që janë realizuar në Skenderaj dhe përkrahja që iu është dhënë atyre nga komuna në fusha të ndryshme.
Për sugjerimet dhe kërkesat e paraqitura nga ana e tyre, Jashari u zotua që do të realizohen në të ardhmen duke kërkuar nga ta bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve si dhe sfidave që mund të paraqiten.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës