LAJMI I FUNDIT:

Jashari shoqëroi Kurtin në Prekaz, i uron atij suksese në udhëheqjen e shtetit

Jashari shoqëroi Kurtin në Prekaz, i uron atij suksese në udhëheqjen e shtetit

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka mirëpritur sot gjatë ditës kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.

Jashari së bashku me Kurtin kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz,  transmeton Telegrafi.

I pari i Skenderajt, në shkrimin e bërë në Facebook, ka bërë të ditur se kryeministrit Kurti, i ka uruar punë të mbarë në udhëheqjen e shtetit, i cili është ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Ndryshe, Kurti vizitën e parë të tij si kryeministër e ka realizuar në Prekaz. Pas homazheve që ka bërë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Kurti ka thënë se liris dhe shteti që sot i gëzojmë i kanë rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i familjes Jashari.

Kurti në Prekaz: Liria i ka rrënjët te dëshmorët
Lexo po ashtu Kurti në Prekaz: Liria i ka rrënjët te dëshmorët

“Kjo liri që e gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve. Në këtë vend 59 anëtarë të familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si Epopeja e UÇK-së, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit dhe kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jasharin. Prej këtu do të vazhdojë për në Mitrovicë. Prekazi është vendi i parë që e vizitoj si kryeministër i Republikës së Kosovës, posa dola nga Prishtina nga kryeqyteti i vendit”, ka thënë kryeministri Kurti./Telegrafi/