Mbrojtja e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit tonë është obligim i secilit qytetarë dhe kjo kërkon unifikim i të gjithë spektrit politik dhe secilit qytetarë sepse vetëm të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë.
Ky ishte mesazhi i familjes Jashari në akademi përkujtimore të organizuar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në emër të familjes Jashari të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuar Bekim Jashari, i cili tha se Epopeja e UÇK-së na kujton historinë e lavdishme popullit tonë, luftën e shumë brezave që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
“Shtetin që krijuam fal tyre që nuk kursyen as jetën, tani e kemi amanet që ta duam e ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat që vinë të gjejnë perspektiven dhe të ardhmen e tyre në Kosovë. Është një breng që nga paslufta ikja e të rinjve tonë nga Kosova. Është betejë që nuk guxojmë ta humbim, është amanet nga të parët tanë që kjo tokë e mbushur me gjak të frymoj shqip, që të rinjtë tanë të rriten e edukohen në vendin e baballarëve të tyre, që pavarësisht përndjekjeve që kishin nga pushteti i egër i ish-Jugosllavisë nuk e braktisen asnjëherë tokën e të parëve tyre“, tha ai.
Jashari shtoi se institucionet tona me mbështetjen e secilit nga ne ta ndalin ikjen e të rinjve përmes punësimit.
“Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim assesi sot në tavolinë, andaj mbrojtja e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetësisë sonë, është obligim i secilit nga ne. Kjo kërkon unifikim të gjithë spektrit politik dhe secilit nga ne sepse vetëm të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë, ashtu siç e fituam dje”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se kur nisën manifestimet e sivjetshme të “Epopesë së UÇK-së”, në kazermën “Adem Jashari”, ushtarët e FSK-së shtinë në ajër 24 plumba, tre sosh për nder të komandantit Adem Jashari dhe nga tre prej të shtatë pushkëve për të shtatë Zonat Operative të UÇK-së.
Ai tha se krismat e pushkëve të Jasharëve të Prekazit u shumëzuan me numrin e ushtarëve të UÇK-së, duke u shumëfishuar dhe dhënë për rezultat krismat edhe më të mëdha të armëve të aleatëve tanë që janë bashkuar në luftë për çlirimin e Kosovës përmes ndërhyrjes së NATO-s.
Kryeministri, në akademinë përkujtimore në 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së tha se rezistenca e familjes Jashari më 5,6 dhe 7 mars i vitit 1998 ishte akti kulmor në dramën me shumë akte të përpjekjeve të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
“Në skenën e historisë moderne të Kosovës, komandanti Adem Jashari nuk pati vetëm rol kyç, por ai ishte edhe autori edhe aktori i asaj shfaqje lufte të lavdishme që ia solli lirinë Kosovës. Deri te Epopeja e 5,6 dhe 7 marsit 1998 Adem Jashari erdhi pasi ishte përgatitur dhe stërvitur gjithë jetën, duke e shkruar dhe luajtur vetë rolin e tij historik. Kur u armatos, u stërvit dhe e nisi luftën, ai nuk priti askë dhe nga askush t’i jepte rol në historinë e shqiptarëve, sepse ai e krijoi dhe e jetoi vetë rolin e tij si Kryekomandanti i të gjithë çlirimtarëve të Kosovës dhe i çdo përpjekje për liri…Por ky nuk ishte rasti me Adem Jasharin. Me ndërgjegjen e tij aq të thellë për nevojën që të luftohej për lirinë e Kosovës, ai na e dha shembullin më fisnik si individ dhe si frymë për luftëtarët e UÇK-së, për nivelet e larta që mund të arrijë vetëdija e një populli për liri.”, tha Kurti.
Ai nënvizoi se Adem Jashari është gjallë në jetët e secilit prej atyre që vendosin të ndjekin rrugën e të njëjtave ideale sikurse ai.
“Besatimi i Adem Jasharit për liri, se vetëm një vdekje e tjetër s’ka në këtë jetë, i solli atij vdekjen më fisnike, si i rënë dëshmor për liri, e që i dha Adem Jasharit frymë të pavdekshme mes të gjallëve, sepse “Ai është gjallë” edhe sot. Adem Jashari është gjallë në kujtimet e atyre që patën fatin ta kenë në familje, në përvojat e atyre që e shoqëruan teksa printe në luftime, në mësimet e atyre që studiojnë për të nga historia dhe në jetët e secilit prej atyre që vendosin të ndjekin rrugën e të njëjtave ideale sikurse ai.”, tha tutje kryeministri Kurti.
Ndërsa, përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Xhavit Jashari u shpreh se Epopeja e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pjesë e historisë shekullore kombëtare.
Jashari: Prekazi vizitohet nga miliona shqiptarë, pa marrë parasysh a i ishin me luftën çlirimtare të UÇK-së apo kundër saj
Video
“Prekazi nga ajo ditë e tutje është bërë pjesë e kujtesës sonë historike jo vetëm për..por edhe në radhët e para për shkak se ideali i lirisë së shqiptarëve i kishte thirrur ata, Jsharajt dhe të tjerët në skenën e historisë. Edhe sot pas 25-vjetësh të Epopesë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prekazi vizitohet nga miliona shqiptarë, pa marrë parasysh a i ishin me luftën çlirimtare të UÇK-së apo ishin kundër saj.”, tha ai.
Ndërkaq, historiani Durim Avdullahu u shpreh se është thënë shumë herë se historia e familjes Jashari është unikale në gjithë historinë dhe kjo është e vërtetë.
“Me rezistencën e 5,6,7 dhe 7 marsit 1998 dhe me gjithë aktivitetin e bërë për liri, Adem Jashari, Hamza dhe gjithë familja e Shaban Jasharit, i ka dhënë historisë një shembull të patëdytë se deri ku mund ta qoj qenien njerëzore vetia autentike për liri”, tha ai.
Në fund të akademisë përkujtimore organizuar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, umbajt edhe një koncert i Orkestrës së Filharmonisë dhe FSK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët