Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale që të procedojë me masa ndëshkuese ndaj atyre që shkelin ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Avokati i Popullit thotë se publikimi i të dhënave të pacientëve që janë në trajtim me Covid-19 nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë.
Në një intervistë për KosovaPress, Hilmi Jashari tregon edhe ankesat që kanë arritur në këtë institucion gjatë kohës së pandemisë, të cilat kanë të bëjnë me të burgosurit, dhe me shtetasit e Kosovës në Evropë.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thekson se të dhënat e pacientëve duhet të mbrohen edhe jashtë çështjes me pandeminë, dhe se rrethana e vetme kur ato mund të publikohen është kur vet pacienti deklaron për gjendjen e tij.
“Rregullat janë shumë të qarta dhe nuk do të duhej të ndodh, çdo tejkalim i kësaj të drejte normal që përbën ndërhyrje edhe shkelje të ligjit, dhe është autoriteti i përcaktuar, agjenioni për mbrojtjen e të dhënave i cili ka autorizimin gjithashtu të shqiptojë masa ndaj autoriteteve ose personave që e shkelin këtë të drejtë. Nuk ka asnjë dilemë që ato janë të ndaluara të publikohen përjashtimisht rrethanave kur vet personi deklarohet, përndryshe në asnjë rrethanë nuk lejohet”, thotë Jashari.
Duke e pranuar me shqetësim situatën aktuale ku në disa raste është bërë i ditur identiteti i pacientit të prekur me Covid-19, Avokati i Popullit i është drejtuar me shkresë zyrtare institucionit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale.
“E kemi dërguar një letër zyrtare të Agjensioni për Mbrojtjen e të Dhënave me të cilën kemi kërkuar që të vihet në lëvizje për të shqiptuar masat ndëshkuese siç janë paraparë me ligjin për autoritetet të cilat e shkelin këtë të drejtë”, thotë ai.
Jashari thotë se kanë pranuar ankesa edhe nga qytetarë prej vendeve të ndryshme të Evropës të cilët kanë shprehur interesim për t’u kthyer në Kosovë, ndërkohë që konsullatat kanë vënë disa kufizime me listë prioritare.
Si thotë Jashari, disa qytetarë janë ankuar për mos përfshirje në listë.
“Megjithatë këto kufizime dhe kjo listë prioritare sigurisht se mund të ketë rrethana ku mund të shkelen të drejtat e njeriut, ne jemi tani duk e u marrë me ato, sot gjithashtu kemi kontaktuar autoritetet po provojmë të vihemi në kontakt për të parë se cilat janë arsyet që konsullatat tona në disa raste kanë bërë kufizime të tilla ose nuk i kanë fut në listën prioritare personat, që duket se kanë pas të drejtë sepse kanë anëtarë të familjes sëmurë ose kanë në përkujdesje fëmijët e të tjera, që lë të kuptohet se do të duhej, mirëpo në anën tjetër duhet me pa edhe numrin e fluturimeve, numrin e personave, cilat kanë qenë njoftimet, cilat janë kriteret e ambasadave tona që kanë bërë kësi lloj kufizimesh, për të vlerësuar pastaj a janë shkelje ose jo”, thotë ai.
Gjithashtu, ky institucion ka pranuar ankesa edhe prej disa të burgosurve lidhur me lirimin me kusht. Jashari thotë se këtë çështje e kanë zgjidhur.
“Kanë pas të bëjnë prej kërkesave me lirim me kusht, sepse siç e dini Paneli për Lirimin me Kusht nuk ka funksionuar për një periudhë kohore për shkak të vendimit të qeverisë dhe për shkak të pamundësisë që ky komision të vlerësojë të gjitha kërkesat e të burgosurve që kanë pas të bëjnë me lirimin me kusht. Megjithatë edhe kjo çështje është zgjidhur, para disa ditësh kam pasur një takim dhe është vendosë për disa prej kërkesave tash shohim nëse vazhdojmë të pranohen ende ankesa të tilla të të burgosurve”, thotë ai.
Jashari tha se nuk ka vështirësi me burgje sikur po ndodh në disa vende të botës, meqë masat e Shërbimit Korrektues dhe Ministrisë së Drejtues janë në harmoi me situatën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës