SBASHK-u ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelorë në Prishtinë, e cila ka refuzuar si të pabazuar padinë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), duke e lënë në fuqi vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se konsiderojnë që ky vendim ka qenë i ndikuar politikisht.
“Pasi që Gjykata ka vendosur pro MASHT-it dhe e ka hedhur poshtë padinë tonë, konsiderojmë që gjykatësi ose gjykatësja ka vendosur në bazë të emocioneve momentale, ose ka vendosur e ndikuar nga politika e që është normale. Ne nesër do të ulemi me juristin që e kemi, nëse e ka këtë material do ta analizojmë. Pastaj ne do ta dërgojmë ankesën në Gjykatën e Apelit, sepse konsiderojmë se ne jemi në rrugë të drejtë, pasi që edhe ligji për grevat dhe konventat ndërkombëtare nuk obligojnë zëvendësimin e ditëve të humbura. Do të ishte rasti i parë edhe në Kosovë edhe në botë që do të ndodhtë një gjë e tillë”, ka thënë ai.
Jasharaj ka theksuar se ky vendim i Gjykatës është goditje kundër grevës.
“Edhe sektorët tjerë në Kosovë kanë bërë greva, por nuk i kanë zëvendësuar ditët e humbura. Nëse Gjykata ka vendosur një gjë të tillë, është një goditje kundër grevës, që është elementi i vetëm përmes të cilit sindikatat tregojnë pakënaqësi, dhe tentojnë t’i arrijnë të drejtat dhe objektivat e tyre”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se qëndrojnë prapa vendimit të Këshillit të SBASHK-ut për mos zëvendësim të orëve të humbura.
“Ne do ta respektojmë vendimin e Këshillit drejtues të SBASHK-ut, i cili e ka thënë se orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen. Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi në shkallët tjera të Gjykatës të bindur që kemi të drejt. Nesër do të konsultohemi me juristin dhe stafin ku do të dalim publikisht që t’iu tregojmë çfarë do të bëjmë në hapat tutje”, ka deklaruar Jasharaj.
Ndryshe në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet se vendimi i MASHT-it është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se kompensimi i orëve të humbura me rastin e grevës ka për qëllim zhvillimin arsimor të nxënësve dhe aftësimin e tyre social dhe profesional, kjo në përputhje me parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar të përcaktuara me Ligjin për Arsimin Parauniversitar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe

Varroset Bajram Qerkini, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania