LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj tregon se kur do t’i marrin shtesat punëtorët e arsimit, thotë se shuma do të jetë më e vogël se 100 euro

Jasharaj tregon se kur do t’i marrin shtesat punëtorët e arsimit, thotë se shuma do të jetë më e vogël se 100 euro

Të premten e javës që shkoi,  SBASHK-u ka nënshkruar marrëveshjen për kontratën kolektive me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët ku prezent ishte edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur, se marrëveshja në mënyrë formale është nënshkruar të premten pasdite.


“Të premten pasdite në ora 14:30 pas përgatitjeve teknike është nënshkruar marrëveshja në MASH për kontratën kolektive. MASH-i i si duket nuk e ka parë të udhës të ftoj mediat, ngase u konsiderua se për të dy çështjet u arrit marrëveshja kur u bë e ditur para mediave në konferencë”, tha Jashraj.

Përveç kontratës kolektive, SBASHK-u arriti që të merr mbështetjen e Qeverisë edhe për shtesat për të gjithë punëtorët e arsimit.

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet
Lexo po ashtu Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet

Jasharaj ka treguar se ndonëse fillimisht kërkesa ka qenë që punëtorët e arsimit të marrin nga 100 euro shtesë, kjo shumë është zvogëluar, pasi që ata kërkuan që askush të mos anashkalohet nga ky vendim.

“Po kërkesa jonë ka qenë 100 euro, por duke u nisur nga fakti që ne insistuam që të mos përjashtohet askush por të përfshihen të gjithë punëtorët, që nga çerdhet, punëtorët teknik, administrata, pastaj arsimi fillor e i mesëm… dhe kjo pastaj e ndryshoj pak çështjen dhe ne pastaj ishim të gatshëm të lëshojmë pe që të mos jetë shuma 100 por më e vogël por ta gëzojnë këtë mbështetje të gjithë, dhe kryeministri u pajtua”, tha Jasharaj për Telegrafin.

Kryetari i SBASHK-ut, ka treguar se kjo shumë tash mund të jetë 70 ose 80 euro.

“Për ne është arritje e madhe që të mos kemi ndarje të mos ndihet askush i anashkaluar, mbase shuma do të jetë 70 ose 80 euro”, u shpreh Jasharaj.

Jasharaj: Të mbështeten edhe mësimdhënësit me nga 100 euro, sikurse mjekët dhe policët
Lexo po ashtu Jasharaj: Të mbështeten edhe mësimdhënësit me nga 100 euro, sikurse mjekët dhe policët

Ai ka treguar edhe për mënyrën sesi do të realizohet kjo shtesë për punëtorët e arsimit.

“Me pagën e shkurtit do të merret shtesa që vlen për janarin dhe shkurtin, pastaj në maj do të jetë shtesa që vlen për marsin, prillin dhe majin duke parë se viti shkollor përfundon dhe ai elementi i rrezikshmërisë nga COVID-i nuk do të jetë të ekzistues”, tha Jashraj.

Ai shtoi se nënshkrimi i kontratës kolektive ka qenë arritja e tyre kulminante falë përkushtimit të ministrit Ramë Likaj dhe mirëkuptimit të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori