LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Irritimi i arsimtarëve, si pasojë e lëvizjes së fshehtë të koeficientëve te sektorët tjerë (Video)

Jasharaj: Irritimi i arsimtarëve, si pasojë e lëvizjes së fshehtë të koeficientëve te sektorët tjerë (Video)

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se pjesëmarrja në grevë e gati të gjitha shkollave në Kosovë, është treguesi më i mirë i suksesit të grevës së mësimdhënësve.

Jasharaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se SBASHK-u po kërkon trajtim më të dinjitetshëm në Ligjin e Pagave për punëtorët e arsimit.

“Te sektorët e tjerë ka rritje të dukshme të pagave… Ne nuk kemi kërkuar ngritje të pagave me shifra. Kemi kërkuar që ligji të na sheh të barabartë me sektorët e tjerë. Irritimi më i madh të arsimtarëve ka ardhur si pasojë e lëvizjes së fshehtë të koeficientit te sektorët tjerë”.


Kryetari i SBASHK-ut deklaroi se me tre shtator arsimtarëve iu bë një goditje kur u përpilua Ligji i Pagave.

“Kemi pritur prindërit madje edhe OJQ-të që të na japin përkrahje, por kjo përkrahje nuk na u dha”, tha kryesindikalisti i arsimit

Jasharaj ka thënë se në marrëveshjen e nënshkruar para zgjedhjeve me koalicionin e tanishëm qeveritar nuk është përmendur ngritja e pagave.

“Ramush Haradinaj është gjallë. Nuk është e vërtetë që greva e jonë ka lidhje me marrëveshjen që kemi bërë me PAN-in”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori