LAJMI I FUNDIT:

Japonia vendos raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Korenë e Veriut dhe Kinën

Japonia vendos raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Korenë e Veriut dhe Kinën

Japonia po planifikon të vendosë raketa me rreze të gjatë veprimi në ishullin e saj jugor të Kyushu, mes shqetësimeve rreth qëndrimit të administratës Trump ndaj pakteve të saj të sigurisë dhe tensioneve të vazhdueshme rajonale.

Bëhet e ditur se raketat, me një rreze prej rreth 1,000 kilometra, do të jenë të afta të godasin objektivat në Korenë e Veriut dhe rajonet bregdetare të Kinës dhe do të vendosen vitin e ardhshëm në dy baza me garnizone ekzistuese raketore.

Ato do të forconin mbrojtjen e zinxhirit të ishullit Okinawa me rëndësi strategjike dhe janë pjesë e zhvillimit të “aftësive kundërsulmuese” të Japonisë në rast se sulmohet, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.


“Ndërsa kërcënimi nga Kina dhe Koreja e Veriut është në rritje, është e natyrshme që Japonia ta kundërshtojë këtë me sisteme më efektive armësh”, tha Yoichi Shimada, profesor në Universitetin Prefektural Fukui.

“Unë mendoj se Japonia duhet të marrë me shpejtësi masa të tilla si vendosja e raketave me rreze më të gjatë për të zhvilluar një siguri më të fortë”, shtoi ai.

Më 6 mars, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ankua se traktati i sigurisë Japoni-SHBA ishte jo reciprok: “Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Japoninë, por ne kemi një marrëveshje interesante me Japoninë që duhet t’i mbrojmë ata, por ata nuk duhet të na mbrojnë ne”.

Raportohet se traktati u nënshkrua për herë të parë në vitin 1951, kur Japonia ishte ende e pushtuar nga forcat amerikane.

Aftësia e Japonisë për të ndërmarrë veprime ushtarake kufizohet nga neni 9 pacifist i kushtetutës së saj, i cili në fakt iu imponua nga Uashingtoni pas Luftës së Dytë Botërore.

Shimada beson se “masat proaktive” si rritja e sistemeve të saj raketore do të forcojnë lidhjet SHBA-Japoni dhe se “kërkesat nga administrata Trump për marrëveshje reciproke të mbrojtjes me Japoninë nuk janë aq të paarsyeshme”.

Megjithatë, deklaratat e Trumpit për aleatët dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, duke përfshirë Kanadanë dhe Danimarkën, i kanë shqetësuar disa në Japoni për angazhimin e administratës së tij për të respektuar traktatet e vjetra, sipas Robert Dujarric nga Universiteti Temple në Tokio.

“Është e qartë për këdo që po e shikon këtë me kujdes se aleanca SHBA-Japoni është në gjendje të keqe”, tha Dujarric.

“Edhe nëse Kina do të sulmonte Japoninë, nuk ka asnjë garanci se SHBA nën Trumpin do të bënte ndonjë gjë. Ky është një problem i madh”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Azia
Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Botë
Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Botë

"Rusisë nuk mund t'i besohet vërtet", paralajmëron Kaja Kallas përpara bisedës së re Trump-Putin

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me HIMARS-in amerikan punëtorinë ruse – pamje nga sulmi

Ukrainasit shkatërrojnë me HIMARS-in amerikan punëtorinë ruse – pamje nga sulmi

Evropa

"Na ktheni Statujën e Lirisë", i thotë SHBA-së eurodeputeti francez

Botë
Kalo në kategori