LAJMI I FUNDIT:

Japonia në Mal të Zi

Japonia në Mal të Zi

Nga: Daut Dauti

Në vitin 1904, Mali i Zi i ka shpallur luftë Japonisë, shtetit që gjendej nëntë mijë kilometra larg Cetinës, kryeqytetit malazez. E pabesueshme, por e vërtetë! Malazezët i shpallën luftë Japonisë për ta përkrahur vëllazërinë sllave, gjegjësisht Rusinë, që kishte hyrë në luftë me japonezët. Në këtë luftë Japonia e mundi Rusinë në mënyrë spektakolare dhe rusët e nënshkruan kapitullimin dhe lufta përfundoi.


Por, me Malin e Zi Japonia nuk nënshkroi marrëveshje paqësore deri në vitin 2008. Pra, që nga atëherë, për 104 vjet rresht, këto dy vende kanë qenë në marrëdhënie lufte. Kjo ka qenë lufta më interesante në histori. Ka zgjatë aq shumë dhe nuk ka ekzistuar asnjë konfrontim ushtarak. Si rezultat, nuk është shënuar asnjë fatalitet. Pra, ka qenë luftë që ka ekzistuar vetëm në letër.

Kjo luftë nuk ka qenë e tillë për shkak se Japonia nuk e gjente dot në hartë Malin e Zi për ta bombarduar (siç thotë barsoleta), por edhe për shkak se nuk ishte punë serioze. Por, kur Mali i Zi e shpalli pavarësinë dhe kur kërkoi të lidhte marrëdhënie më Japoninë, juristët japonezë thanë se ekzistonte një problem: Japonia ishte në luftë me Malin e Zi. Prandaj, më 2008, në Podgoricë u nënshkrua marrëveshja paqësore mes këtyre dy vendeve.

Ekziston edhe një çudi tjetër. Në Mal të Zi ekziston një fshat me emrin Japan (Japonia), që gjendet në komunën e Andrijevicës. Ekzistojnë shumë teori që e shpjegojnë se si i mbeti ky emër këtij fshati malor, por asnjë nuk duket të jetë e saktë. Një variant ka të bëjë me rastin kur krajl Nikolla e kishte dekoruar për trimëri Samilo Fatiqin, bajraktarin e këtij fshati. Bajraktari kishte kërkuar nga krajli që fshatit t’i ndërtohej ujësjellësi pasi që vuante për ujë.

‘Ku  gjendet ky fshat?’ – e kishte pyet krali.

‘Është shumë larg, sa këtu e n’Japoni’- ishte përgjigjur bajraktari Fatiq.

Sidoqoftë, fshati Japan ka zgjuar interesim kohëve të fundit. Thuhet se e kanë vizituar disa japonezë, madje edhe gazetarë të këtij vendi.

Edhe kështu nuk është keq të popullarizohet vendi.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Piruni

Piruni

Daut Dauti
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
Sabahetja e Prishtinës

Sabahetja e Prishtinës

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kalo në kategori