Një personazh i njohur në internet me emrin @Jonouchich1 njihet si “YouTuber-i me mjekrën më të gjatë në botë”.

Japonezi është një shembull i shkëlqyer se si një pjesë e trupit, që disa mund ta konsiderojnë të defektshëm, mund të shndërrohet në avantazh konkurrues.


Ai është krahasuar me personazhet e filmave të animuar për shkak të mjekrës së tij, por nuk e lejoi që komentet poshtëruese ta ndalojnë.

Përkundrazi, ai e ka përqafuar këtë pamje të veçantë për të tërhequr më shumë vëmendje. Shumica e videove të tij në YouTube dhe TikTok fokusohen pikërisht tek mjekra, e cila është bërë pjesë e markës së personale.

Njerëzit mbesin të mahnitur, pasi ajo duket sikur mjekra e një personazhi manga - emri i tij në rrjete sociale është frymëzuar nga karakteri Katsuya Jonouchi nga “Yu-Gi-Oh!”

Disa nga pothuajse 350 mijë ndjekës në YouTube i kërkonin prej kohësh një imazh me rrezatim rentgen për mjekrën mbresëlënëse, dhe së fundmi ai e bëri atë.

Mjekët thanë se kurrë nuk kishin parë diçka të tillë, dhe menduan se mund të ishte shkaktuar nga faktorët gjenetikë.

Japonezi kishte spekuluar më parë se konsumi i lartë i qumështit në fëmijëri mund ta kishte shkaktuar rritjen e nofullës së poshtme, por mjekët mohuan këtë ide.

Sipas tij, ai është i vetmi në familje me këtë mjekër, dhe fotot e fëmijërisë tregojnë se në moshë trevjeçare ai kishte një mjekër normale, por që në moshën pesëvjeçare ajo filloi të rritej në mënyrë të ndjeshme.

Megjithëse herë pas here ai përballet me tallje të ashpra dhe është refuzuar në dashuri për shkak të mjekrës, ai e konsideron këtë veçori si aset për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale. Historia e tij ngjan me atë të Shogo Yoshida, një stilist japonez me maje gishtash të formës së topit. /Telegrafi/