LAJMI I FUNDIT:

Japonezët ndërtojnë një robot gjigant, peshon 25 tonë dhe është 18 metra i lartë

Japonezët ndërtojnë një robot gjigant, peshon 25 tonë dhe është 18 metra i lartë

Ndërtimi i një roboti të madh të quajtur Gundam filloi në janar të këtij viti, një robot popullor që është shfaqur në filma televizivë dhe seriale që nga viti 1979, si dhe në lojëra të shumta video.

Roboti Gundam ka një lartësi mbresëlënëse 18,2 metra, dhe do të vendoset në Yokohama, në jug të Tokios, transmeton Telegrafi.


Megjithëse pandemia ndaloi ndërtimin e objekteve të shumta në të gjithë botën, japonezët nuk hoqën dorë nga Gundam për asnjë moment.

Tani për tani, roboti gjigant mund të lëvizë këmbët shumë pak, por sipas planit, Gundam përfundimisht do të jetë në gjendje të ecë shumë shpejt, megjithë peshën e tij përafërsisht 25 tonë. /Telegrafi/