LAJMI I FUNDIT:

Janjiq: Është në interes të serbëve të vazhdojë dialogu në Bruksel

Janjiq: Është në interes të serbëve të vazhdojë dialogu në Bruksel

Është në interes të autoriteteve serbe që sa më parë të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel në nivelin më të lartë politik. Megjithatë, pothuajse është e sigurt se raundi i ri i bisedimeve në selinë e BE-së do të mbahet në fund të këtij muaji. Kështu ka thënë për gazetën serbe “Danas”, Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Këto komentae Janjiq i ka bërë duke folur për dëshirën e Beogradit zyrtar për të vazhduar negociatat, të cilat erdhën në pah gjatë bisedimeve të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq me kryediplomatin gjerman Sigmar Gabriel.


Sipas mendimit të ekspertit serb për çështjen e Kosovës, data më e afërt e mundshme për një takim të ri të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, është fillimi i muajit maj, me vetë faktin se gjykata në qytetin francez të Colmar pritet të mbajë një seancë të re më 27 prill, transmeton Klan Kosova.

Ai thotë se “Prishtina nuk do të bie dakord për një vazhdimit të dialogut para se të shpallet vendimi për Haradinajn, i cili mund të jetë veçanërisht i pafavorshëm për Beogradin”.

Progresi i Serbisë në rrugën e BE-së varet në masë të madhe në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe besoj se autoritetet serbe tani do të përpiqen të bëjnë diçka të mirë për tu vlerësuar nga BE-ja. Marrëveshjet të arritura në dialogun me Prishtinën, të tilla si rregulloret mbi, dygjuhësinë, certifikatave si dhe gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara mes dy vendeve duhet të zbatohen.

Por situata është komplikuar më tej nga fakti se drejtori i Zyrës së qeverisë për Kosovën Marko Gjuriq tani i mohohet hyrja në Kosovë.