Janevska: Profesorët universitarë të angazhohen më shumë për një arsim më cilësor

Me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe me angazhimin më të madh të profesorëve universitarë mund të përmirësohet cilësia e arsimit të lartë dhe më pas edhe rangimi akademik i universiteteve të Maqedonisë, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në intervistën për agjencinë e lajmeve “Meta”.mk”.
Ministrja theksoi se me ndryshimet në ligj do të sigurohen kushte të caktuara për ekzistencën dhe funksionimin e universiteteve, por do të saktësohen edhe detyrimet e kuadrit shkencor dhe arsimor në arsimin e lartë.
“Unë jam profesor dhe nuk do të doja që dikush të më keqkuptonte. Po, profesorët universitarë duhet të kenë paga të larta. Por nuk mund të vazhdojmë të jemi indiferentë ndaj asaj që kërkon rang lista e Shangait. Aty ka shumë elemente, ndërsa njëri prej të cilëve është puna shkencore e profesorëve. Kemi edhe institucione të veçanta shkencore, por të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë angazhuar që të merren edhe me shkencë. Ndërsa nëse jeni zotuar që t’i përmbushni disa kushte të caktuara që shteti të përparojë, atëherë duhet edhe t’i realizoni”, theksoi ministrja Janevska.
Ajo që ne si shtet dhe si ministri presim nga profesorët universitarë është që të angazhohen më shumë në të gjitha fushat e tyre: në arsim, në shkencë, në kërkim, tha ajo, duke shtuar se duhet përfshirje më e madhe në rrjetet e BE-së, duke i kushtuar vëmendje projekteve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe lidhje më të madhe të sferës akademike me ekonominë dhe sektorin e biznesit. Ministrja theksoi rëndësinë e përshtatjes së programeve studimore me tregun e punës, në mënyrë që të rinjtë pas përfundimit të studimeve të punësohen në vendin e tyre.
“Shteti duhet të ketë mbikëqyrjen në atë se çfarë po ndodh në mënyrë që të mund të bëjë planifikim afatgjatë dhe strategjik. Nuk duhet të lejohet praktika e deritanishme të jemi eksportues i pasurisë sonë më të madhe, por pa para. Prandaj, me të dhënat e Agjencisë së Punësimit, Entit të Statistikës dhe organeve të tjera shtetërore, me analizën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me odat e ekonomisë dhe sektorin e biznesit, do të bëjmë analizë serioze se cili kuadër është me numër më të madh ndërsa cili kuadër na mungon, pas së cilës do të mund t’i drejtojmë të rinjtë në profesionet deficitare që të kenë njëfarë garancie se pasi të mbarojnë do të mund të punësohen në vend”, tha ministrja Vesna Janevska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin