LAJMI I FUNDIT:

Janeva ballafaqohet me proces të ri parahetimor për bonuset në PSP

Janeva ballafaqohet me proces të ri parahetimor për bonuset në PSP

Pas aktgjykimit për rastin “Haraçi” ish-prokurorja speciale ballafaqohet me proces të ri parahetimor për shpërndarjen e bonuseve në PSP. Këtë e konfirmoi personalisht prokurorja Vilma Ruskoska. Parregullsi në pagesën e kompensimeve të larta kishte konstatuar edhe Revizioni shtetëror.

Siç mëson Alsat, revizorët kanë bërë dy raporte për bonuset – njëri duhet të bëhet publik, dhe tjetri është klasifikuar vetëm për nevojat e prokurorisë, sepse Janeva e ka deklaruar si sekret shtetëror mënyrën e shpërndarjes së bonuseve. Sipas informacioneve tona, revizorët kanë vërejtur mospërputhje në mënyrën e pagesës së bonuseve, të cilat përshkruhen në detaje në dokumentin e klasifikuar të Entit Shtetëror të Revizionit.


Përndryshe, në PSP-në e shuar, bonuset u shpërndanë në mijëra euro. Janeva mori më së shumti para për konfidencialitet edhe atë 157 mijë euro. Prokurorët tjerë special morën bonuse midis 70,000 dhe 100,000 euro.

Nga ana tjetër dënimi për rastin “Reketi” u transferua në arenë politike. OBRM-PDUKM-ja kërkoi nga prokuroria që Zoran dhe Vice Zaevi të thirren për këtë rast.

“Zoran Zaevi është macja e bardhë dhe Prokuroria publike nuk guxon të hapë procedurë ndaj tij, edhe pse të gjitha indikacionet çojnë drejtpërdrejtë te ai. Prokuroria publike, për të cilën ishte relevante dhe hapi procedurë sipas dëshmisë së Ninxhës, tani hesht për indikacionet që i jep Bojan Jovanovski”, tha Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM.

Veti lideri i LSDM-së Zoran Zaev dj iu kundërpërgjigj akuzave të të dënuarit Boki 13 duke thënë se Jovanovski gënjen pasi ai nuk i ka ndihmuar në rastin “Haraçi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori