“Janë thjesht thashetheme. Thashethemet janë pornografia e re” – cilat mesazhe të heshtura fshehin bisedat nëpër kafiteritë e Gjilanit?

Kafeja është më tepër se një ritual për të nisur ditën, një shprehi dhe një univers i tërë ku të pathënat flasin më shumë se fjalët, një odë e kohës moderne.
Kafiteritë e qytetit të duket se janë kthyer në skenë të intrigave, marrëveshjeve sekrete dhe rrëfimeve që mbeten të ngujuara mes mureve me aromë kafeje.
Por çfarë fshihet pas filxhanëve që shkëlqejnë në tryezat e këtij qyteti?
Kafiteritë si qendra të politikës së heshtur
Në Gjilan, jo të gjitha marrëveshjet politike bëhen në zyre. Kafiteritë e njohura të qytetit janë shpesh hapësira ku ndodhin takime të fshehta dhe diskutohet për të ardhmen e pushtetit lokal. Një kafe e gjatë mund të fshehë negociata, plane ambicioze dhe ndoshta disa pazare që askush nuk guxon t’i përmendë me zë të lartë. Kush e di, në njërën nga tavolinat mund të jetë jesh edhe “ti” pa e ditur fare!
Dashuri të fshehta dhe drama publike
Në qoshet më të errëta të kafiterive të Gjilanit, bisedat bëhen më intime dhe më të ndërlikuara. Çiftet e fshehta, shikimet që zgjasin më shumë se një sekondë dhe takimet rastësore që shndërrohen në histori të zjarrta është vështirë mos t’i vëresh e sidomos ata që shikojnë me kureshtje nga një tryezë në tjetrën, duke përpirë çdo detaj të jetës së tjetrit, sigurisht në vend të kafesë. E krejt në fund, në vend të fallxhorëve qëndrojnë tavolinat për rreth duke përshkruar copëza të vogla të jetës tënde, një zëvendësim ideal i antikitetit në modernitet.
Kafja dhe gjyqi i opinionit publik
Kafiteritë janë gjithashtu podiumi ideal për gjilanasit që duan të bëjnë gjykime publike. Kush ka blerë një makinë të re? Kush po përflitet për një lidhje të re? Nga këtu nisin thashethemet që përhapen si aroma e kafesë në mëngjes. Një koment i hedhur me humor mund të shndërrohet në një dramë që kapërcen rrugët e qytetit. A mos vallë tani “thashethemet janë pornografia e re” e preferuar e gjilanasve? A po ndoshta qytetarët e Gjilanit janë kaq të lidhur me kulturën e artin saqë secila fjalë ngjan si një skenë e vënë në jetë nga duart e regjisorit Woody Allen?
Çështje serioze mes filxhanëve
Por, nuk janë vetëm “ngacmimet” dhe thashethemet që përplasen mbi tavolinat e kafiterive. Këto hapësira janë gjithashtu vendet ku krijohen lëvizje të reja, lindin ide kreative dhe shpiken projekte që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetit. Krijuesit e rinj, artistët dhe aktivistët shpesh i përdorin kafiteritë si zyra improvizuese për të ndërtuar të ardhmen e komunitetit të Gjilanit, duke krijuar një snobizëm ani pse shpesh edhe filxhanët e kafesë thahen e aroma e saj zhduket nëpër hapësirën e kafiterisë ku zhvillohet takimi.
Një kafe, një sekret
Në Gjilan, çdo filxhan kafeje është një histori në vete. Çdo tryezë është një skenë dhe çdo bisedë bartë një sekret që nuk duhet të dëgjohet. Kafiteritë nuk janë thjesht vendtakime, ato janë një mikrokozmos i një qyteti që e jeton jetën me intensitet, por gjithmonë në hije të një filxhani kafeje të nxehtë, pikërisht si një skenografi e detyruar e një regjisori! Në kafiterinë tuaj të preferuar, çfarë thuhet për ju ndërsa ju shijoni kafenë e radhës? /Shkruar nga Alisa Bekteshi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe