LAJMI I FUNDIT:

James Rubin viziton disa shtete në Ballkan, por jo edhe Kosovën dhe Serbinë

James Rubin viziton disa shtete në Ballkan, por jo edhe Kosovën dhe Serbinë

I dërguari special dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit, James P. Rubin do të vizitojë për 4 ditë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ai nuk do të ndalet në Kosovë dhe Serbi.

Departamenti i Shtetit njofton se ai do të udhëtojë nga data 10-14 prill në Podgoricë, Shkup, dhe Tiranë, shkruan KP.

“Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Rubin do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit. Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërshtojnë së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionit”, thuhet në deklaratë.


Gjatë qëndrimit në Tiranë, i dërguari i posaçëm Rubin do të marrë pjesë në takime me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor.

Kujtojmë se James P. Rubin është emëruar në dhjetor të vitit të kaluar në këtë detyrë nga sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.

Rubin është një emër i lidhur ngushtë me historinë e çlirimit të Kosovës. Ai shërbeu si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Publike dhe zëdhënës kryesor i Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. Në vitin 1999 ishte negociator special për të siguruar demobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rubin shërbeu gjithashtu si Këshilltar i Lartë dhe zëdhënës i përfaqësueses së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Madeleine Albright.

Ai është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga vite më parë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori