LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez pëlqen kalimin në Serie A: Më mungon vetëm ai nga kampionatet e mëdha

James Rodriguez pëlqen kalimin në Serie A: Më mungon vetëm ai nga kampionatet e mëdha

James Rodriguez pritet të largohet nga Evertoni pas vetëm një viti qëndrim në Goodison Park.

Mesfushori kolumbian është i lidhur me një kalim te gjiganti italian Milan dhe tanimë ka folur rreth të ardhmes së tij.

Rodriguez nuk e ka mohuar faktin se do t’i pëlqente të transferohej në Serie A, pasi është vetëm ai nga kampionatet e mëdha që i mungon.


30-vjeçari ka luajtur në La Liga me Real Madridin, Ligue 1 me Monacon, Bundesliga me Bayern Munich dhe së fundmi në Ligën Premier me Evertonin.

“Do të doja të luaja në një vend ku më duan dhe më vlerësojnë”, tha fillimisht kolumbiani.

“Unë kam luajtur tashmë në të gjitha kampionatet e mëdha, besoj se këtë gjë e kanë bërë shumë pak futbollistë. Vetëm Italia më mungon, Serie A do të ishte një opsion i mirë, por ta shohim”, ka thënë James.

Deklarata e James është një mesazh i mirë për Milanin që po e shikojnë kolumbianin si zëvendësuesin adekuat për Hakan Calhanoglun e larguar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori