Mesfushori anglez do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe, sipas mediave angleze, ai tashmë ka vendosur të largohet nga Etihad Stadium.

Milner ishte vlerësuar lartë nga trajneri Manuel Pellegrini në një intervistë të fundit, por kjo nuk ia ka ndryshuar atij mendjen.


Anglezi kishte kaluar një pjesë të madhe të kohës së zëvendësues dhe ka bërë vetëm nëntë paraqitje të plota këtë sezon, dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer atij, transmeton Telegrafi.

Mediat angleze sot shkruajnë se ardhmja e tij është te një tjetër top-klub anglez, Liverpool. Redsat janë në mesin e klubeve që fuqishëm lidhen me një transferim të lojtarit.

Sidoqoftë, ende nuk ka asgjë deklaratë nga vetë lojtari për të ardhmen e tij. /Telegrafi/