Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë luajtur nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Houston Rockets ka shënuar fitoren e radhës, ku kësaj radhe triumfoi ndaj Orlando Magic me rezultat 114-107.


Përveç fitores së arritur të teksasianëve, bujë të madhe bëri edhe paraqitja e basketbollistit amerikan, James Harden.

Ky i fundit ishte lojtari kryesor në fitoren e Houstonit duke u bërë lojtari i parë në histori të NBA-së, që si 28-vjeçar arriti të bëj "triple-double" me 60 pikë, 11 asistime dhe dhjetë kërcime.

Gjashtëdhjetë pikëshi i Hardenit gjithashtu është shifra më e madhe e pikëve të shënuara në karrierën e tij.

Ndryshe, edhe kampioni dhe nënkampioni, Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers kanë pësuar humbje të papritura. /Telegrafi/

telegrafi sport app