"Jam pa frymë", pamjet e adoleshentes në 'zonën e vdekjes' të Everestit bëhen virale
Videoja rrëqethëse e adoleshentes australiane në “zonën e vdekjes” të Everestit është bërë virale.
Pamjet në Instagram të 17-vjeçares Bianca Adler nga Melbourne kanë marrë mbi 22 milionë shikime.
Bianca u përpoq të ngjitej në malin Everest në maj të këtij viti.
Ajo arriti një lartësi prej 8,450 metrash, rreth 400 metra poshtë majës, por iu desh të kthehej prapa për shkak të kushteve të vështira.
Në videon e regjistruar Bianca shihet duke u munduar të marrë frymë.
Për shkak të erërave të ftohta, fytyra e saj duket e kuqe dhe e ënjtur.
Ajo thotë: "Ndihem tmerrësisht keq. Qafa, fyti dhe mushkëritë më dhembin shumë... Jam shumë pa frymë."
Në video, ajo shihet duke kollitur dhe në gjendje të keqe.
Videoja përfshin edhe një tekst që thotë: "U ktheva nga zona e vdekjes". /Telegrafi/






























