Nga: John Harris / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Ka një tension në jetën e shekullit XXI, që mund t’i afrohet përkufizimit të mënyrës se si miliona prej nesh tani jetojnë. Sa herë që duam të komunikojmë me njerëz të tjerë, na duhet vetëm një objekt me madhësinë e [një çokollate] Twix dhe aty gjendet gjithçka: një mori njohurish dhe një galaktikë e vërtetë e të panjohurve që japin pikëpamje dhe opinione për një gamë të gjerë temash. Por, jeta jonë në internet shumë shpesh rrotullohet rreth një përzierjeje zemërimi, marrëzie dhe sipërfaqësoreje.
Ku shkojmë dhe kë mund të gjejmë për të këmbyer në mënyrë kuptimplotë mendimet tona për bazat e pashmangshme të jetës: dashurinë, humbjen, vdekjen, frikën, zinë, keqardhjen? Për ta bërë këtë siç duhet, mund të të nevojitet shoqëria e botës reale, e cila mund të jetë një pyetje tjetër po aq e madhe. Mendoni për të gjitha këto dhe herët a vonë do të përplaseni me diçka që buron para internetit: shekullarizimi i gjatë dhe i qëndrueshëm i jetës në Perëndim dhe boshllëqet e mëdha shoqërore që ka lënë. Dikur, përkundër të gjitha hipokrizive ekzistuese – dhe më keq se kaq – kishat të paktën ofronin diçka që mund të analizonte ritualisht të gjitha aspektet më themelore të jetës. Tani, përtej komuniteteve që kanë nivele të larta respekti për krishterimin, ato [kishat] fatkeqësisht janë kryesisht ose të zbrazura ose të pambikëqyrura.
Lexo po ashtu:
– Këngë zie
– Nick Cave për tekstin “në stilin e tij” të shkruar nga ChatGPT: Tallje groteske me atë që do të thotë të jesh njeri
– Lutje dhe rrëfime
– Nick Cave rrëfen rikthimin në jetë normale, pas humbjes së djalit: Kuptimi ndryshon gjatë viteve
Kjo më shpie te kantautori Nick Cave, i cili sapo ka publikuar albumin e tij të ri, “Perëndia i egër” (“Wild God”). Në nëntor, ai do të interpretojë për një audiencë të madhe në sallat britanike: një përvojë kjo relativisht e re për të dhe bashkëpunëtorët e tij, gjë që pasqyron ndryshimet e thella në jetën dhe muzikën e tij. Në vitin 2015, ai përjetoi humbjen e djalit të tij 15-vjeçar, Arthur; shtatë vjet më vonë, i vdiq edhe djali tjetër, Jethro. Dhe, në mes të një niveli të paimagjinueshëm të pikëllimit, Cave jo vetëm që ka derdhur mendimet dhe ndjenjat e tij në artin e tij, por ka folur vazhdimisht për ndryshimet e thella personale të shkaktuara nga humbja e pakuptimtë, si dhe ka reflektuar thellë mbi përvojat e njerëzve të tjerë. Si rezultat, audienca e tij është shtuar: tash që mbush 67 vjeç, ai është ndoshta në kulmin e suksesit të tij.
“Wild God” është një album fantastik, prekës dhe optimist. Por, lidhja e Caveit me publikun e tij ka edhe diçka më shumë sesa muzika dhe tekstet. Që nga viti 2018, ai ka mbikëqyrur faqen e internetit Red Hand Files, ku përgjigjet në pyetje për një gamë të gjerë temash. Siç shprehej ai, ideja origjinale është shndërruar në “një ushtrim të çuditshëm të ndjeshmërisë dhe transparencës komunale”, që përfshin leximin e “100 letrave në ditë”. Për shkak se ai është një figurë komplekse dhe shumëdimensionale, disa nga përgjigjet e tij nxjerrin në pah pikëpamje që nuk janë për shijet e të gjithëve, siç dëshmohet nga armiqësia e tij ndaj bojkoteve kulturore të Izraelit, ose antipatia e tij ndaj të ashtuquajturës kulturë e anulimit. Vitin e kaluar, ai shpjegoi se përse mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles (“Thjesht tërhiqem nga kjo lloj gjëje – bizare, e habitshme, frymëzuese dhe mbresëlënëse”). Shumica e postimeve të tij, instinktet e tij për kureshtje dhe për pyetje, ndërthuren me një humanizëm të thellë: botimet e fundit kanë mbuluar vetminë, aspektin e të qenit prind dhe vetëvrasjen. Kur interpreton në koncerte, e gjithë kjo është e pranishme në atmosferë: duket sikur i jep gjithçkaje edhe më shumë kuptim.
E njëjta gjë vlen edhe për librin “Faith, Hope and Carnage”, bestseller i botuar në vitin 2022 dhe i përbërë nga dialogët me shkrimtarin e Observer-it, Sean O’Hagan. Ai parashikon tentativën e kthimit të Caveit në anglikanizmin me të cilin është rritur dhe, mes shumë temave të tjera, është plot me njohuri rreth asaj që ndodh kur jeta mbushet me pikëllim dhe lëndim. Një nga besimet e tij kryesore është se kur përjetojmë humbje, bëhemi më njerëzorë: këto gjëra janë universale dhe aty qëndron çelësi për të mbijetuar. “Kjo do t’i ndodhë të gjithëve në një moment – një dekonstruksion i vetes së njohur”, thotë ai. “Nuk duhet të jetë domosdoshmërisht vdekje, por do të ketë një lloj shkatërrimi”.
Ai shton: “Por, me kalimin e kohës, ata e bashkojnë veten copë më copë … dhe puna është se kur e bëjnë këtë, shpesh zbulojnë se janë bërë persona të tjerë, të ndryshuar, më të plotë, më të realizuar, më të tërhequr”. Libri është plot me pasazhe të tilla. Nuk mendoj se kam lexuar ndonjëherë diçka të tillë, që është meritë e arritjeve të Caveit dhe O’Haganit, por gjithashtu është një ilustrim i asaj që i mungon shumicës së kulturës sonë.
Disa prej nesh përpiqen, por shumë vonë, të mbushin boshllëkun. E shoh atë impuls në dëshirën e përtërirë të njerëzve për natyrën, kënaqësitë rituale të festivaleve verore dhe popullaritetin e meditimit dhe ndërgjegjësimit. Kjo tregon se është tejkaluar ateizmi militant që arriti kulmin 20 vjet më parë me botimin e librave të tillë si “The God Delusion” i Richard Dawkinsit dhe “God Is Not Great” i Christopher Hitchensit.
Askush nuk duhet të injorojë zhvillimet më të errëta që shoqërojnë këtë – as luftëtarët e kulturës, interesimi i të cilëve për një ringjallje të krishterë është pjesë e urrejtjes së tyre ndaj islamit. Por, ka një histori shumë më ndryshe në lidhje me kërkimet e qeta të njerëzve për kuptimin dhe transcendencën, dhe për praninë e qëndrueshme në kulturën tonë të mendimit thelbësor të krishterë. Historiani Tom Holland – i cili, ashtu si Cave, është rikthyer në krishterimin me të cilin është rritur – thotë se ka diçka të pashprehur në mënyrën se si miliona prej nesh i interpretojnë ngjarjet botërore: fakti që “në zemër të kulturës perëndimore është imazhi i dikujt që është torturuar deri në vdekje nga perandoria më e madhe në faqen e dheut”. Shumë rituale dhe takime moderne, thotë ai, duken si “jehonë e vakët” e manifestimeve të kishës së vjetër. Dhe, atij i pëlqen karakterizimi i Caveit për Perëndinë si diçka e egër: “Nëse nuk keni një ndjenjë frike dhe moskuptimi, cili është qëllimi? Nuk mund të jetë një Zot që është thjesht i mirë”.
Jam agnostik i devotshëm. Por, teksa po plakem, ka përvoja dhe aspekte të jetës që shpesh ia hapin rrugën një ndjesie të pashpjegueshme dhe mistike, dhe ndiej nevojën për diçka që mund të më ndihmojë të kuptoj një botë gjithnjë e më kaotike, si dhe çarjet dhe krizat e jetës që duket se mbërrijnë me një ritëm alarmant.
Shumicën e të dielave, shkoj në shëtitje me dy fëmijët e mi, gjë që më jep një energji të besueshme emocionale. Me raste, ecim në një nga kishat e fshatit që priren t’i plotësojnë rrugëtimet tona. Kjo ndodhi javën e kaluar, kur kaluam 15 minuta në heshtje në një kishëz të papërdorur pranë fshatit Somerset të Holkomit, dhe mendova të shtoj diçka në Red Hand Files në lidhje me atë që Cave postoi si përgjigje ndaj hutimit të një adhuruesi për faktin se ai të paktën kishte gjetur pak ngushëllim në krishterim.
“Për habinë time të madhe, kam gjetur disa nga të vërtetat e mia në atë institucion krejtësisht të gabueshëm, shpesh zhgënjyes, thellësisht të çuditshëm dhe tërësisht njerëzor të Kishës”, shkroi ai. “Ndonjëherë, kjo është po aq e habitshme për mua sa është për ju”. Këtu, mendoj unë, qëndron skica e zbehtë e një udhëtimi që ndoshta më shumë njerëz do të bëjnë herët a vonë, dhe diçka që mund ta paramendoj: rritja e ngadaltë e numrit të njerëzve që largohen nga ekranet [digjitale] drejt diçkaje shumë më njerëzore dhe frymëzuese. Me fjalë të tjera, ato ulëse [në kisha] mund të mos jenë përgjithmonë të zbrazëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsmail Bej Qemali në Kongresin e Xhonturqve në vitin 1902 në Paris
Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)
A është ky mbreti më i keqkuptuar në histori?
Saga e dinastisë Cakrani
Thënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp