Jakup, për debatin Rama-Kurti: Edhe kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen me opinione

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, është përfshirë në debatin për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe deputetit të VV-së, Albin Kurti.“Le ta dinë të gjithë, Presidentë e Kryeministra Le ta dinë Presidentë a Kryeministra se shteti i Kosovës as nuk është bërë e as zhbëhet me deklarata e opinione. Gjithashtu duhet ta dinë, se as kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as ricaktohen me deklarata e opinione. Edhe për shtetin edhe për kufinjtë ka vendosur populli që i ka mbrojtur. I falenderojmë të gjithë ata që janë solidarizuar me të drejtat e liritë e popullit tonë në kohë të vështira!” (sic.), ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































