LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi u paraqit si i akuzuar për krime lufte në faqen e presidencës, Osmani flet për rastin

Jakup Krasniqi u paraqit si i akuzuar për krime lufte në faqen e presidencës, Osmani flet për rastin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e personit që ka bërë ndërhyrje në uebfaqen e presidencës, duke e prezantuar Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani e quajti të papranueshëm një ndërhyrje të tillë, transmeton Telegrafi.

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, u shpreh ajo.


Jakup Krasniqi prezantohet si "i akuzuar për krime lufte" në faqen e Presidencës, reagon Kupina: Ndryshimet u bënë pa dijeninë tonë
Lexo po ashtu Jakup Krasniqi prezantohet si "i akuzuar për krime lufte" në faqen e Presidencës, reagon Kupina: Ndryshimet u bënë pa dijeninë tonë

Osmani tha sapo të zbulohet kush ka bërë ndërhyrje, do të japin më shumë detaje.

Ndryshe, të dielën, Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me rastin derisa kanë thënë figurën e ndritshme të Jakup Krasniqit nuk mund ta njollosin shkarravinat e “Presidencës së Kosovës”.

Nisma thotë se askujt nuk ja kishte marrë mendja se mund të ndodhte një gjë e tillë që Jakup Krasniqi të paraqitej si i “arrestuar për krime lufte kundër njerëzimit”.

“Askujt nuk ja ka marrë mendja se ndërrimet në institucionet qendrore të Kosovës mund të shkojnë deri në atë shkallë sa në faqet zyrtare të institucioneve shtetëror të paraqesin urrejtjen patologjike që kanë ndaj atyre që ua shkatërruan ëndrrën e jugosllavizmit!”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Ceremonia mortore e Papa Françeskut, presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan

Ceremonia mortore e Papa Françeskut, presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan

Lajme
Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Lajme
Në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, Kurti: Do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur

Në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, Kurti: Do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur

Lajme
Kalo në kategori