Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar rreth një rrahje të një vajze 16 vjeçare në Rahovec, për të cilën raportuan mediat ditën e premte.

Jahjaga bëri thirrje organeve të drejtësisë që të mos neglizhojnë raste të tilla.


Postimi i plotë i Jahjagës:“U tmerrova kur pash një incizim që po tregonte një vajzë të re tek po rrahej brutalisht nga disa persona të moshës madhore në Rahovec të Kosovës. Sulmet dhe keqtrajtimet e fëmijëve tanë janë të papranueshme! Organet e drejtësisë nuk bën ta neglizhojnë këtë rast, por duhet ta trajtojnë menjëherë për t’i vendosur kryesit e kësaj vepre qyqare para drejtësisë!” (sic.), ka shkruar Jahjaga. /Telegrafi/