LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga i kërkon Engelit organizimin e një seance ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Jahjaga i kërkon Engelit organizimin e një seance ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka takuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel, njëherësh edhe kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Jahjaga ka kërkuar seancë dëgjimore me përmasa ndërkombëtare për krimet e kryera nga Serbia.

Lexoni të plotë postimin e Jahjagës:


Gjatë këtij takimi, kongresmenit Engel ia dorëzova një letër me anë të së cilës kërkova që të shqyrtohet mundësia për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga aparati shtetëror i Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë, duke përfshirë dhunën seksuale të përdorur si mjet lufte. Edhe pothuajse pas 20 viteve nga përfundimi i luftës ne ende nuk kemi asnjë person që është dënuar për këto krime.

Për të ndërtuar paqen e qëndrueshme, adresimi i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë është i domosdoshëm. Historia nuk mund të rishkruhet dhe dallimi në mes të agresorit dhe viktimës duhet të jetë i qartë.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që të organizohet kjo seancë dëgjimore me përmasa ndërkombëtare që të mbijetuarit e dhunës seksuale, familjarët e personave të pagjetur, familjaret e viktimave të luftës, aktivistët për paqe dhe liri, dhe njohës të rrethanave të luftës në Kosovë të mund të dëshmojnë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat Serbe. Duke ndarë fajin individual nga ai kolektiv ne kontribuojmë në të vërtetën, qasjen në drejtësi dhe pajtimin në rajon”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori