LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Jahjaga kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga edhe njëherë ka kërkuar që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të kenë qasje në drejtësi. Para njerëzve të ligjit, ajo bëri thirrje për bashkim të forcave në mbështetje ligjore të këtyre viktimave. Këto i tha në Ditën e Avokatisë, që u shënua me një ceremoni në Prishtinë.

Në shënimin e 45 vjetorit të Ditës së Avokatisë, u tha se avokatia në shoqërinë kosovare është një hallkë shumë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë. Gjithashtu u tha se me punë dhe profesionalizëm, avokatia ka luajtur rol të rëndësishëm dhe është përfshirë në të gjitha instancat shoqërore.


E ftuar në ceremoninë e përvjetorit ishte edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila tha se duhet kujtuar se profesioni i avokatit është profesion i nderit.

“Të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, u nevojitet ndihma jonë. Ndihma e njerëzve që besojnë në drejtësi dhe që kanë vullneti të bëjnë çmos që drejtësia të triumfojë. Për shkak të kufizimeve ligjore që ka Kosova, duke mos qenë pjesë e asnjë gjykate ndërkombëtare, ne tani për tani  e kemi të pamundur të padisim Serbinë për krimin që regjimi i dikurshëm i saj, e kryer mbi popullatën tonë civile gjatë luftës së vitit 1998-1999. Kjo nuk do të thotë që neve duhet të presim. Ka ardhur koha, madje jemi vonuar që ti bashkojmë forcat në mbështetje ligjore të këtyre viktimave, e kemi obligim moral e ligjor t’i përkrahim mijëra gra e burra që u dhunuan seksualisht gjatë luftës, me kërkesën e tyre shumë sublime, atë për drejtësi, ju ftoj që t’i bashkoheni kësaj kauze”, tha Jahjaga, raporton KP.

Ndërsa, Osman Havolli kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës foli për rolin e avokatëve në shoqërinë kosovare.

“Rrugëtimi i avokatisë kosovare nuk ishte fare e lehtë. Barrën dhe sfidat e ndryshme i bartën kryetarët e mëhershëm bashkë me avokatët që kontribuuan në fuqizimin e avokatisë dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës. Kjo punë e palodhshme e tyre do të shërbejë inspirim i madh për neve, për të trasuar rrugën për ngritjen sa më të fuqishme të profesionalizmit. Tani Oda e Avokatëve të Kosovës ka 910 avokatë që e ushtrojnë profesionin në shtatë regjione. Roli i avokatisë së Kosovës është i pamohueshëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale”, tha ai.

Enver Peci që drejton Gjykatën Supreme të Kosovës, tregoi se aktualisht janë të përqendruar në unifikimin e politikës ndëshkimore në Kosovë.

“Si Gjykatë Supreme përveç vendosjes së rasteve që parasheh ligji, kemi punuar edhe në unifikimin e praktikës gjyqësore dhe në dhënien e mendimeve juridike dhe profesionale për drejtësinë vendore. Aktualisht jemi të fokusuar në unifikimin e politikës ndëshkimore në Kosovë, pasi praktika gjyqësore ka dëshmuar se ajo nuk është unike sa i përket shqiptimit të dënimeve dhe kjo përveç që është shkelje e të drejtave të njeriut ka ndikuar edhe në uljen e besimit të publikut në gjyqësor”, tha ai.

Ai pranoi se sistemi i drejtësisë ka nevojë për t’u forcuar më shumë.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, duke folur për rritjen e numrit të gjyqtarëve, tha se shpreson që kjo do të ndikojë pozitivisht në punimin e lëndëve, të cilat janë në numër të madh nëpër gjykata.

“Jemi në përfundim të procesit të dekretimit të 37 gjyqtarëve, i kemi dërguar dosjet te presidenti, në pyetje janë ditët, se kur do të dekretohen këta gjyqtarë, po ashtu edhe para 6 ditësh kemi shpallë konkursin e ri për 27 gjyqtarë, kështu planifikojmë 155 gjyqtarë të rinj të fillojnë punën dhe ta heqim nga zhargoni ynë që kemi pas vazhdimisht se pak gjyqtarë e shumë lëndë. Shpresoj në të ardhmen nuk do të ballafaqohemi me këtë problematikë”, tha ai.

Në ceremoninë e Odës së Avokatëve të Kosovës, u tha se kjo është një ditë e veçante në të cilën duhet kujtuar se avokatia kosovare daton qysh para fillimit të luftës së dytë botërore, kur edhe u regjistrua avokati i parë shqiptar, Sokol Dobroshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori