Sipas gazetës The Times, Jaguar Land Rover ka pezulluar përkohësisht dërgimin e veturave të prodhuara në Britani të Madhe drejt Shteteve të Bashkuara.

Ky veprim, nga një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në shtetin britanik, do të ishte një nga shembujt më të qartë të ndikimit që kanë tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump mbi tregtinë globale.


Raportohet se vendimi do të hyjë në fuqi nga dita e hënë, ndërsa kompania po punon për të gjetur mënyra se si të zbusë ndikimin e taksës së importit prej 25 për qind që ka vendosur presidenti amerikan, shkruan skynews.

The Times shton se ky pezullim do të zgjasë një muaj, ndërkohë që kompania në pronësi të Indisë vlerëson dëmet dhe vendos hapat e mëtejshëm.

JLR punëson 38 mijë britanikë dhe raportohet se rreth një e katërta e automjeteve që prodhohen shiten në SHBA. /Telegrafi/