LAJMI I FUNDIT:

Jada Pinkett Smith flet sërish pas skandalit në “Oscars”: Kurrë nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit

Jada Pinkett Smith flet sërish pas skandalit në “Oscars”: Kurrë nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit

Kanë kaluar një muaj që nga ceremonia e “Oscars 2022”, ku Will Smith e goditi me shuplakë Chris Rockun si përgjigje ndaj një shakaje për gruan e tij, Jada Pinkett Smith, por ky incident akoma është i diskutueshëm në rrjete sociale e tabloidet ndërkombëtare.

Jada ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale në të cilin ka diskutuar për shëndetin mendor dhe nevojën për të kuptuar se çfarë mund të kalojnë të tjerët në prapaskenë.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit”, tha ajo në Instagram pas episodit të fundit të “Red Table Talk”, i cili përmban një intervistë me April Simpkins, nënën e të ndjerës, Cheslie Kryst, që bëri vetëvrasje në janar të këtij viti.


View this post on Instagram

A post shared by Jada Pinkett Smith (@jadapinkettsmith)

“I jam mirënjohës nënës dhe babait të Chesliet që patën guximin dhe vullnetin për të folur për të dhe luftën e saj me depresionin”, nisi ajo.

“Ky episod vazhdon të vërtetojë se ka shumë më tepër që fshihen nën të gjithë ne, sa supozimet tona për njëri-tjetrin dhe perceptimet nuk mund të përmbushen”.

Jada Pinkett Smith tregon se familja është duke u fokusuar në ‘shërimin e thellë’ pas incidentit të Will në “Oscars”
Lexo po ashtu Jada Pinkett Smith tregon se familja është duke u fokusuar në ‘shërimin e thellë’ pas incidentit të Will në “Oscars”

“Kur mendojmë se e dimë, ne bllokojmë mundësinë tonë për të parë me të vërtetë dikë që mund të ketë nevojë të shihet në një mënyrë tjetër nga ajo se si po e prezantojnë veten”.

“Kjo shfaqje më hapi sytë në një mënyrë shumë të thellë”, vazhdon ajo.

“Nuk do të jetë një shfaqje e lehtë për t’u parë, por është e rëndësishme”, thekson Jada.

Çfarë donte të thoshte Jada Pinkett Smith me postimin e saj në Instagram?

Edhe pse është e qartë se Jada Pinkett Smith i referohej në mënyrë specifike shfaqjes dhe situatës së Cheslie Kryst, shumë kanë bërë krahasime me atë që po ndodh në jetën e saj personale.

Komentet e saj për “ka shumë më tepër që fshihen nën të gjithë ne” dhe “nuk e di se çfarë po kalojnë njerëzit” janë interpretuar si një thirrje për mirëkuptim dhe dhembshuri më të madhe për jetën e saj private. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc

Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc

Magazina
Kalo në kategori