LAJMI I FUNDIT:

Jacques Chirac: Ish-presidenti francez ndërron jetë në moshën 86 vjeçare

Jacques Chirac: Ish-presidenti francez ndërron jetë në moshën 86 vjeçare

Ish presidenti francez Jacques Chirac, i cili kishte një nga karrierat më të gjata politike në Evropë, ka vdekur në moshën 86 vjeç.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, ai për disa vjet kishte vuajtur nga humbja e kujtesës dhe thuhej se ishte e lidhur me një formë të sëmundjes së Alzheimerit ose me një sulm të vogël që ai kishte gjatë kohës që ishte në detyrë.

Chirac, i cili ishte kreu i shtetit nga 1995 deri në 2007, mburrej me një nga karrierat më të gjata politike të vazhdueshme në Evropë – dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet si kryetar i Parisit.


Megjithëse koha e tij si president u shënua nga mosveprimi dhe stanjacioni politik, dhe pavarësisht se ai e la Francën po aq të ndarë dhe duke luftuar me borxhin në rritje, pabarazitë dhe papunësinë siç e kishte gjetur, në pension ai ishte përqafuar si një nga politikanët e preferuar të Francës.

Chirac do të mbahet mend ndërkombëtarisht për kundërshtimin e fortë të Francës ndaj pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003.

“Lufta është gjithmonë zgjidhja e fundit. Gjithmonë është dëshmi e dështimit. Gjithmonë është zgjidhja më e keqe, sepse sjell vdekje dhe mjerim”, citohet të ketë thënë ai një javë para se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA të pushtonin Irakun.

Ai paralajmëroi se çdo okupim i Irakut do të dëshmonte një “makth”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori