Partia e Serbëve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në katër komuna në veri të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie Aleksandar Jablanoviq, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media sot në Leposaviq.
‘Këto zgjedhje janë bërë shumë më shumë sesa zgjedhje lokale. Kemi ardhur në një situatë kur këto zgjedhje po vendosin nëse Republika e Serbisë do të vazhdojë prezencën e saj në veri të Kosovës, ose institucionet e Prishtinës do ta marrin primatin në këtë pjesë. Kundërshtari ynë politik është Lista serbe, por kjo nuk do të thotë se kundërshtar e kemi shtetin dhe qeverinë e Serbisë’, ka thënë Jablanoviq, transmeton KP.
Ai theksoi se vendimin për tërheqje nga këto zgjedhje është marrë sot nga Këshilli i kësaj partie dhe do t’ ju bëhet thirrje të gjithë simpatizantëve që të dielën të mos dalin të votojnë.
Jablanoviq ka përmendur edhe arsye tjera të cilat kanë detyruar këtë parti të dorëhiqet, siç janë mungesa e kushteve adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve, reduktimi i numrit të qendrave dhe votimi nëpër kontejnerë pranë stacioneve policore etj.
Partia e serbëve të Kosovës ka paraparë edhe njëzet këshilltarë të saj për Kuvend Komunal të Leposaviqit, të cilët po ashtu pas këtij vendimi të Këshillit, nuk do të marrin pjesë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme po organizohen pasi kryetarët e këtyre komunave – nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, me arsyetimin se nuk i janë përmbushur dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Për zgjedhjet për katër kryetarët në veri do të garojnë 10 kandidatë – pas tërheqjes së Jablanoviqit.
Subjektet në garë janë: Iniciativa qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe një kandidate e pavarur.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve në veri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova