LAJMI I FUNDIT:

BE-ja synon të vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi pa presidentin Thaçi

BE-ja synon të vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi pa presidentin Thaçi

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.

Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.


“Në reagimet tona deri më tani, ne kemi thënë midis rreshtave, se do të ishte më mirë që ai (Thaçi) të përqëndrohet në aktakuzën e tij dhe se derisa çështja të zgjidhet, pra të ketë një aktgjykim, nga ana e BE-së do të ketë shumë pak ndërveprim me të”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (RFE) një zyrtar evropian që merret me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës.

“Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre”, tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE.

BE-ja synon që së shpejti të organizojë një Samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. Nikoqirë do të jenë presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Takimi ka të ngjarë të mbahet në 10 korrik. Kjo datë është caktuar para njoftimit për aktakuzën kundër presidentit të Kosovës.

Sipas zyrtarëve nga Berlini, rrethanat aktuale politike në Prishtinë nuk do të ndryshojnë agjendën e samitit, por ato sigurisht që do të ndikojnë në ndryshimet në listën e mysafirëve, që do të thotë se presidenti i Kosovës nuk do të ftohet në Paris.

Një zyrtar gjerman, u tha gazetarëve se ata shpresonin që BE-ja të forconte përpjepjet për të përparuar çështjen e dialogut dhe të arrijë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.

Javën e kaluar, një prokuror i specializuar në Hagë tha se ka paraqitur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet në aktakuzë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori