“Me ja shti bagerin varrezave e me i gjujtë në shpat është akt qyqar”- Kush i largoi mbi 80 varre nga fshati Gjocaj të Junikut?

Largimi i 80 varrezave me mjete të rënda nga një hapësirë në fshatin Gjocaj në Junik u ngrit si çështje në emisionin në “Jeta në Komunë”, në të cilin kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ishte përballë Jeta Xharrës dhe Asamblesë Komunale.
Sipas banorit Riza Ganijaj, kjo u bë me vendim të drejtorit të Shërbimeve Publike të Junikut, Demorat Ganijaj, pasi që toka ku ishin varrezat ishte në emrin e babait të drejtorit të Shërbimeve Publike.
“Më kanë thirrë më kanë thanë të lagjes si më i vjetër, kujtojsha që po bohet mirë, ama ju kam thanë që gabim kanë bërë që i kanë hekë. Më kanë vetë sa varreza kanë qenë ju kam thanë mbi 80 vorre i kanë gjujtë krejt këtej shpatit. Unë e di qetu kanë qenë varrezat e mahallës së epërm, Qerimt, tash janë në Rashiq ata, dhe Ganiajt, krejt varre të Gjocajve kanë qenë. Po kanë qenë të identifikueshme. Nuk e di i ka konvenu me i prishë. I ka hek varret, i ka hek krejt i ka gjujtë poshtë. Ankesa ka pas pse i kanë hekë varrezat. Varrezat gjynah janë me u hek”, ka thënë Riza Ganijaj.
Zenel Maloku, asamblisti i AAK-së në Junik tha se veprimi i heqjes së varrezave dhe hedhja e tyre në një humnerë në Gjocaj është një akt qyqar.“Unë jam prej fshatit Gjocaj, nuk kam pasur askënd nga familja jem që ka hy në dhe aty, po aty kanë qenë 350 metra katror varreza, është pronë publike. Një familje 8 i ka pas, kush të jep leje me shti bager në varreza me i gjujt në shpat. Kush e jep atë lejë, atë e ka dhanë komuna me vulë. Unë kam qenë aty, kam shku me polici, kur kemi shku e kemi gjet bagerin i kish pas hek 3 hise. Unë me hek varreza? Kurrë zoti mos ma boftë. Policia kur erdh tha puna koka kry s’kemi kurrgjë këtu”, tha Maloku.
Ai shtoi edhe se drejtori Demokrat Ganijaj i kishte thënë se “unë jam menaxher këtu, baba është financier”.
“Unë e pyeta a ke marrë leje në komunë a çka ka ndodhur këtu? Nuk muj me ja dhanë lejen unë drejtorit me i thanë është pronë e shtetit e bëj çka të duash si qytetar”- tha Maloku tutje.
“Këtu ka ndodhur një akt qyqar në Komunën e Junikut që nuk ka ndodhur askund në Kosovë. Me ja shti bagerin varrezave e me i gjujt në shpat është akt qyqar. Duhet kryetari mu pendu për atë çka i ka ndodh në komunë. Unë me marrë bagerin dhe me shku me ja shti bagerin varrezave unë përfundoj në Pejë në burg”, shtoi Maloku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për keqpërdorim të pozitës

Fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Transite në Gjakovë

Handikos në Gjakovë zhvilloi takim me përfaqësues të institucioneve lokale, shoqësirsë civile, dhe me antarët e kësaj shoqate

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës