LAJMI I FUNDIT:

Ja se si të shikoni eventin e 26 korrikut të Samsung Galaxy Unpacked

Ja se si të shikoni eventin e 26 korrikut të Samsung Galaxy Unpacked

Samsung do ta mirëpresë një event Unpacked të mërkurën e 26 korrikut, dhe aty pritet që edhe zyrtarisht të prezantohet telefonat e palosshëm Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5, orët e mençura Watch 6 dhe Watch 6 Classic, dhe treshja e tabletave Galaxy Tab S9.

Kur do të fillojë eventi?


Eventi do të filloj në ora 11:00 UTC – 07:00 sipas kohës në zonën lindore në SHBA, 12:00 sipas kohës në Londër, 13:00 në Evropën Qendrore, 16:30 në Indi dhe 20:00 në Seul të Koresë Jugore, aty ku edhe do prezantohen produktet e reja, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Si ta shikoni eventin?

Samsung këtë event do ta transmetoj drejtpërdrejt në ueb-sajtin e saj, por transmetimi do të bëhet edhe në kanalin zyrtar të kompanisë në YouTube. Linku i videos është i bashkëngjitur këtu .

Çfarë pritet të prezantohet?

Tani dihet se Samsung Galaxy Z Fold5 do të ketë ngjashmëri të madhe me paraardhësin e saj. Në anën tjetër Flip5 më në fund do ta përshtat një trup pa hapësira në formën e palosshme, dhe kjo falë një dizajni të ri të hendekut.

Seria e re e Galaxy Watch6 do ta risjellë kornizën rrotulluese, një veçori kjo e cila i bëri orët e Samsung-ut të dalloheshin nga orët e tjera të mençura.

Tabletat Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra do të jenë tabletat e parë premium që lansohen nga Samsung në afro 2 vitet e fundit, dhe pritet që të ato të kenë bateri më të mëdha, ekrane më efikase dhe çipa më të shpejtë në të gjithë gamën. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'

Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'

Teknologji
Qeveria amerikane me paralajmërim për shërbyesit civilë – u kërkohet të përditësojnë telefonat Pixel deri më 4 korrik

Qeveria amerikane me paralajmërim për shërbyesit civilë – u kërkohet të përditësojnë telefonat Pixel deri më 4 korrik

Teknologji
Bateria e ulët në telefonin tuaj? Zgjate jetën e saj me këtë zgjidhje të lehtë

Bateria e ulët në telefonin tuaj? Zgjate jetën e saj me këtë zgjidhje të lehtë

Teknologji
Motorola prezanton telefonat Razr 50 dhe 50 Ultra

Motorola prezanton telefonat Razr 50 dhe 50 Ultra

Teknologji
Televizori më i madh ndonjëherë, Sony PVM-4300 me “shpinë” peshonte 200 kilogramë

Televizori më i madh ndonjëherë, Sony PVM-4300 me “shpinë” peshonte 200 kilogramë

Teknologji
BE thotë se Apple App Store po shkel rregullat e reja dixhitale

BE thotë se Apple App Store po shkel rregullat e reja dixhitale

Teknologji
Kalo në kategori