LAJMI I FUNDIT:

BE-ja kërkon përkthyes në gjuhën maqedonase

BE-ja kërkon përkthyes në gjuhën maqedonase

Shërbimet e përkthimit të BE-së kanë hapur thirrjen për përkthyes në gjuhën maqedonase, njofton zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjuha maqedonase në BE. Shërbimet e përkthimit të BE-së e kanë hapur thirrjen dhe po organizojnë teste për akreditimin e përkthyesve të konferencave me gjuhën maqedonase (MK) si gjuhë A. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve online është 19 janari 2024”, ka njoftuar Mariçiq në profilin e tij në Facebook.


Ai u bëri thirrje të gjithë përkthyesve të interesuar maqedonas “të aplikojnë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në përkthimin profesional dhe promovimin e gjuhës maqedonase nëpër institucionet e Bashkimit Evropian”.

Në kornizën Propozim-negociator të miratuar vitin e kaluar nga Komisioni Evropian, termi i përdorur për emërtimin e gjuhës është maqedonisht (Macedonian), pa ndonjë shpjegim apo shënim shtesë.

Kjo mund të merret si akt i njohjes zyrtare të gjuhës maqedonase në nivel të BE-së dhe promovimi i saj në një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori