LAJMI I FUNDIT:

Ja dëshmia e sirianit të rrahur nga policia maqedonase në Gjevgjeli

Ja dëshmia e sirianit të rrahur nga policia maqedonase në Gjevgjeli

Reporteri i televizionit të njohur britanik “Sky News”, John Sparks, ka raportuar për sjelljen johumane të policisë maqedonase ndaj refugjatëve që përdorin Maqedoninë si vend tranzit për në destinacionin e tyre të fundit. Një kronikë me titull “Refugjati rrihet nga kufitarët maqedonas”, Sparks ia ka kushtuar një refugjati sirian me emër Mustafa, i cili nuk ka mundur të lëvizë nga lëndimet e marra, transmeton Telegrafi.

Mustafa nga Damasku tani nodhet në një repart të spitalit në Greqinë veriore. Dyshet se ai ka frakturë, kurse shpina e tij ka qenë e mavijosur kur e kanë pranuar në spital. Refugjati Mustafa ka deklaruar se policët dhe ushtarët maqedonas e kanë rrahur.


Rrëfimi i tij bëhet edhe më tmerrues, kur tregon për sjelljen e personit kompetent për gardhin e ndërtuar me tel në kufi. Ai e ka pyetur Mustafën nëse është i etur? Refugjati është përgjigjur pozitivisht, e më pas është dërguar në një kabinë për kontroll në territorin e Maqedonisë, është zhveshur plotësisht dhe atëherë është rrahur dhe është kërcënuar se në vend të ujit do t’i japin të pijë urinën e tyre.

Mustafa për “Sky News” shton se kur e kanë rrahur nuk ka bërtitur, nga frika se do ta rrahin edhe më tepër. Mustafa i ka thënë gazetarit Sparks që raporton nga kufiri jugor i Maqedonisë, se me siguri bëhet fjalë për hakmarrje, pasi që ai para ca kohe ka marrë pjesë në një protestë të dhunshme që janë mbajtur në anën greke të kufirit, kur me gur dhe me objekte të forta e kanë sulmuar policinë maqedonase./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori