LAJMI I FUNDIT:

Ja çka thonë analistët për tërheqjen e BDI-së (Video)

Ja çka thonë analistët për tërheqjen e BDI-së (Video)

Akademiku Abdulmenaf Bexheti thot se BDI është dashur të lëshoj qeverinë  në momente më gjithëpërfshirëse, për dallim nga këto aktualet, që siç i quan ai,  “çështje të pastra personale”.

“Nëse është dashur ndonjëherë të bëhet ndonjë veprim, është dashtë të bëhet që kur janë dëgjuar bombat e para. Dhe trajtimi i shqiptarëve si kolektivet në Maqedoni, së paku nga aspekti moral është dashur të bëhet një veprim i tillë dhe jo tani për shumë çështje të pastër personale”, u shpreh Abdulmenaf Bexheti, akademik në Click Plus.


Ndërsa ish-kryetari i partisë DR-së Imer Selmani, tha se BDI me vendimin e fundit ka për qëllim konsolidimin brenda partiak para zgjedhjeve.

“Dalja nga qeveria ka për arsye konsolidimin e radhëve brenda BDI dhe eventualisht mbrojtja e strukturave të BDI-së dhe ndoshta parapërgatitja për zgjedhjet e ardhshme”, tha Imer Selmani.

Ndërsa profesori universitar Mersim Maksuti, tërheqjen e ministrave të BDI-së e sheh ndryshe.

“Dorëheqjet të cilat dhënë ministrat, unë dua ta shikoj si rast për një qeveri të re teknike të ekspertëve.Domethënë vetëm një qeveri e re me një formatim të ri që do të reflektoj edhe te VMRO. Jo më me njerëz të konsumuar”, tha Mersim Maksuti, profesor.

Duke folur për marrëdhëniet BDI-VMRO DPMNE, analisti Ismet Ramadani dhe profesori Ylber Sela u shprehën me mendime të kundërta.

“Shtrohet pyetja SHBA dhe BE është duke përkrahur Gruevskin? Jo, por atëherë ne pse me e përkrahë. Ai thotë me 5 qershor, ti me 5 qeshor, ai thotë me 24 ti me 24”, tha Ismet Ramadani.

“Këtu duhet të jemi më realist. Mua me gëzon fakti që për hera të para dy partitë e para shqiptare janë në parlament, kanë pasur një koordinim shumë të mirë me faktorin ndërkombëtar”, shtoi Ylber Sela, profesor.

Ramadani në këtë kontekst tha se, BDI dhe PDSH gjatë bisedimeve në Përzhinë kanë qenë konstruktive, pasi sipas tij, këto dy parti nuk i kanë  nxjerrë në tavolinë problemet që e tangojnë komunitetin shqiptarë.