LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë diskutuan sonte partitë jashtëparlamentare

Ja çfarë diskutuan sonte partitë jashtëparlamentare

Sonte në emisionin e debatit “Click Plus” të TV21 rreth krizës aktuale politike dhe mënyrat e zgjidhjes së saj kanë debatuar Faton Aliti nga PPD, Fadil Zendeli si përfaqësues i njërit krah të RDK, Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa kundër Naser Selmanit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe analistit Ismet Ramadani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Përfundimet e mija janë se brenda partive tuaja nuk ka demokraci të mjaftueshme dhe këtë e bazoj në atë që e kam vërejtur gjatë përplasjeve që keni pasur në zgjidhjen e problemeve të brendshme rreth trashëgimisë së partive tuaja” ka konstatuar Naser Selmani.


Ai i ka akuzuar partitë pjesëmarrëse në debat se nuk kanë diagnozë të qartë për krizën politike në vend dhe si të tillë nuk mund të kontribuojnë në zgjidhjen e saj.

Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa ka thënë se kjo parti është themeluar pas analizave të shumta të situatës politike në vend, dhe themelimi i saj vjen si rezultat i dështimit të partive aktuale shqiptare.

“Ne kemi dhënë oferta për gati se çdo problem që e prek vendin. Kemi ide shumë të qartë për zgjidhjen e krizës dhe kjo është Platforma jonë për ridefinim, në të cilën pjesë kyçe janë regjistrimi i popullatës në vend, sepse ky proces ndërlidhet me Listën zgjedhore e cila është joreale” ka thënë Rexhepi.

Fadil Zendeli i njërit krah të RDK ka thënë se të gjithë proceset që kanë ndodhur brenda RDK nuk ka qenë për ndërrimin e individëve të caktuar por për ndryshimin e politikës së përgjithshme të RDK e cila deri më tani nuk korrespondonte me krizën aktuale në Maqedoni.

“Ideja jonë ishte që të krijohet një bllok i ri i fuqishëm opozitar që do të jepte ide dhe kontribut për dalje nga kriza dhe do tu jepte shpresë shqiptarëve se diçka do të ndryshojë në të mirën tyre” ka thënë ai.

Sipas tij zgjedhja e vetme për dalje nga kriza është të themelohet një Qeveri teknike e cila do ti kishte realizuar reformat e nevojshme dhe do ti sillte ndryshimet e kërkuara në vend.

“Prej nesh si parti opozitare kërkohet një tolerancë më e madhe, një bashkëpunim më i madh, për të cilën kemi bazë sepse të gjithë pajtohemi se kriza është e thellë dhe historike, të gjithë pajtohemi se ka korrupsion, keq qeverisje, dhe mbi këtë bazë mund të krijojmë një platformë të përbashkët”, ka thënë Zendeli.

“Ne si parti opozitare themi se institucionet e shtetit janë kapur nga partitë politike dhe madje edhe në aspektin etnik. Opsioni jonë me kalimin e kohës dëshmohet se është ai i vërteti sepse ne kemi qenë të parët që kemi detektuar se Kushtetuta do të jetë krijues i krizës. Maqedonisë i duhet jo vetëm barazi qytetare por edhe barazi etnike”, ka thënë kryetari i PPD, Faton Aliti.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori