Lideri i Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq, mendon se “arrestimi i Ramush Haradinajt është përdorur si një pretekst për ndërprerjen e bisedimeve pasi Prishtina nuk ka fuqi politike për të zbatuar ndonjë vendim të saj”.
“Qeveria në Prishtinë dhe opozita imponuan që Kuvendi të merr disa vendime. Rezolutën e miratuar për ndërprerjen e dialogut deri në lirimin e Haradinajt e kanë bërë për shkak objektivave që duan t’i arrijnë nga Brukseli”, ka thënë Ivanoviq, në një intervistë për ‘Sputnik’.
Ai ka shtuar se një gjë e tillë nuk do të mbetet pa pasoja në sytë e komunitetit ndërkombëtar.
“Këto truke që po përdor Prishtina për të shpjeguar pafuqinë e tyre nuk do t’i pranoj amerikanët e as Bashkimi Evropian. Pritet që të marrin kritika të rënda dhe presion për të vazhduar negociatat”, tha Ivanoviq, transmeton lajmi.net.
Sipas Ivanoviq, Hashim Thaçi nuk është aspak politikan naiv pasi alarmoi vendin se do të dorëhiqet në qoftë se nuk formohet Ushtria e Kosovës.
“Ai është një politikan dinak dhe si i tillë unë dyshoj se do bënte gabim fatal duke kundërshtuar mendimin e NATO-s dhe të Amerikës. Shpjegimi i një njoftimi të tillë do të thotë se ai ende negocion me persona nga administrata e sotme e Uashingtonit më saktësisht ata që kanë mbetur ende nga koha e Obamas. Qëndrimi zyrtar i Amerikës është i qartë. Problemi është tek mesazhet e përziera që nuk janë të qarta. Duhet një mesazh i qartë i cili thotë – nuk duhet të bëhet, për shkak se njerëzit nuk e kuptojnë zhargonin diplomatik”, ka përfunduar Ivanoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City