LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Nuk heq dorë nga qëndrimet e mia

Ivanov: Nuk heq dorë nga qëndrimet e mia

Ka përfunduar takimi i Kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Me këtë rast Ivanov edhe një herë bëri të ditur se nuk heq dorë nga vendimi i tij për mosmandatimin e kandidatit që ka siguruar shumicë parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Me Tusk biseduam për situatën e tanishme politike në Maqedoni. E kam njohur për obligimet kushtetuese e mia si kryetar dhe me praktikën që nga viti 1992 për mënyrën e dhënies së mandati. Qëndrimi im është i qartë se qëndrimi im mbetet i pandryshuar dhe se pengsa juridike dhe politike duhet të hiqet, qeveria duhet të mos kundërshtohet nga askush dhe se vendimi im është parandalues.” tha mes tjerash Ivanov.

”Një qeveri e shantazhuar është një qeveri jostabile. BE-ja është garantuese e dy marrëvesjeve, ajo e Ohrit dhe Përzhinos. Imperativ i liderëve partiak është zbatimi i reformave urgjente, reformat evropiane dhe jo zbatimi i platformave që rrezikojnë shtetin, rrezikohet sovraniteti i shtetit, shantazhohet përbërja e qeverisë së re, shkelen marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, manipulohen qytetarët me çështje jashtë marrëveshjes së Ohrit dhe kërkohet ndryshim i Kushtetutës, nxiten përplasje ndëretnike”, deklaroi Ivanov. /Telegrafi/