LAJMI I FUNDIT:

Ivanov-Dodon: Maqedonia dhe Moldavia e intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik

Ivanov-Dodon: Maqedonia dhe Moldavia e intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik

Maqedonia dhe Moldavia janë dy vende mike, që kanë potencial për bashkëpunim, por për fat të keq nuk është shfrytëzuar mirë.

Duhet të intensifikojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin mes institucioneve të të dyja vendeve, me qëllim të zmadhimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, është mesazhi që drejtuan Kryetarët e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe të Republikës së Moldavisë, Igor Dodon, pas takimit në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinjev.


“Në këtë kontekst, posaçërisht më gëzon që Moldavia e përkrah iniciativën tonë për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, për transmetimin e përvojave tona nga sfera e tërheqjes të investimeve ndërkombëtare dhe më gëzon që kjo përvojë e jona mund ta ndajmë për shkak që padyshim Moldavisë i duhen edhe përvojat tjera nga kjo fushë”, tha Kryetari Ivanov, që qëndron në vizitë dy ditore në Moldavi.

Ai potencon se, shkëmbimi tregtar mes dyja vendeve është simbolike, por me mbylljen e kornizës ligjore dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të cilat janë të nevojshme, shpresojmë që do të gjejmë mundësi të ngritim shkëmbimin tregtar, posaçërisht në prodhimtarinë e venës dhe të ushqimit, dhe mundemi bashkërisht të marrim pjesë në tregje të treta, respektivisht të nxitim më shumë shkëmbime midis ekonomive tona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në radhë të parë të krijohet një Komision ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik. Normalisht ai mekanizëm është motivim shtesë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në fushën e tregtisë. E dyta është e nevojshme që të nënshkruhen marrëveshje shtesë posaçërisht në këtë që e e ceka, rreth ndryshimin dhe mbrojtjen e investimeve. Moldavia mund të jetë vend interesant për investitorët e perëndimit, të cilët do të shesin prodhimet e tyre, por do të duhet siguri për investime. Dhe e treta është që të përforcohet bashkëpunimi dhe dialogu mes shoqërive biznesore, dhe këtë e tha Kryetari i Maqedonisë. Nëse arrijmë në hapin e parë dhe të dytë, hapi i tretë mendoj se do të jetë më i thjeshtë për t’u realizuar”, tha Kryetari i Moldavisë, Dodon.

Në kohën e vizitës zyrtare në Moldavi, Kryetari Gjorgje Ivanov do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Moldavisë, Pavel Filip dhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Moldavisë, Andrijan Kandu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori