Ivanka Trump i quan protestuesit "patriotë", pastaj fshin mesazhin mbështetës

213:"Ivanka Trump speaks to introduce President Donald Trump from the South Lawn of the White House on the fourth day of the Republican National Convention, Thursday, Aug. 27, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci) 2:"AP
Gjersa ribotoi mesazhin e babasë së saj, Donald Trump, Ivanka iu drejtua protestuesve si "Patriotë Amerikanë".
Ajo shtoi se "dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor".
Minuta më vonë, duket se reagimet e mëdha si dhe pas këshillave, bija e presidentit amerikan fshiu mesazhin e publikuar në llogarinë personale në Twitter, raporton cnn.
Ndërkohë, kaosi po mbretëron në Kongresin Amerikan pas hyrjes së mbështetësve të presidentit në hollin e saj.
Tashmë po qarkullojnë video në rrjetet sociale teksa shihen duke përleshur mbështetësit e presidentit dhe policisë së kryeqytetit, Uashington.
Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































