Ivan Toney konfirmohet si lojtar i ri i Al-Ahli, detajet e transferimit dhe kontratës së lartë

Sulmuesi anglez, Ivan Toney ka përfunduar pas mesnate transferimin e tij nga brentfordi te klubi saudit, Al-Ahli.
Al-Ahli ishte afër transferimit të Victor Osimhen nga Napoli, por asnjëherë nuk arritën ta materializojnë atë.
Kështu, klubi nga Superliga e Arabisë Saudite vendosi të hidhet në sulm për anglezin Toney, me të cilin arritën marrëveshje transferimi.
“Mirësevjen në Al-Ahli, Ivan Toney”, ishte përshkrimi i shkurt i faqes zyrtare të klubit saudit.
Transferimi i Toney nga Brentford thuhet se i ka kushtuar Al-Ahlit plot 40 milionë euro, me lojtarin që ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.
Toney te Al-Ahli thuhet se do t’i fitojë gjithsej 80 milionë euro nga kontrata apo 20 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































