LAJMI I FUNDIT:

Italia për Kosovën, mbahet webinar shkencor mbi emergjencën COVID-19

Italia për Kosovën, mbahet webinar shkencor mbi emergjencën COVID-19

Është përmbyllur webinari “Menaxhimi i spitalor i pacientëve me Covid-19: përvoja italiane për Kosovën”, realizuar nën kujdesin e Ambasadës së Italisë në Kosovë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë.

Ngjarja e mbajtur dje në dy sesione u organizua nga ekipi mjekësor ushtarak italian që vepron në të gjithë Kosovën në kuadër të nismës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Jashtme që synon të ndihmojë institucionet vendore në përgjigjen ndaj pandemisë. Temat e trajtuara përfshinin personelin shëndetësor kosovar të specialiteteve të ndryshme, mjekë dhe infermierë.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, hapi sesionin e parë të seminarit, ku theksoi angazhimin e Qeverisë italiane, që nga rastet e para të konfirmuara në territor, në krahë të popullit dhe institucioneve kosovare në sfidën shëndetësore të paraqitur nga pandemia.


Ndërsa, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Michele Risi, theksoi rolin e misionit të NATO-s në lehtësimin e punës së ekipit mjekësor italian në terren, siç ka ndodhur tashmë muajve të fundit me rastin e ndërhyrjeve parandaluese të kryera në të gjithë Kosovën nga pjesë e specialistëve të regjimentit të Ushtrisë NBC, të cilët sanuan dhjetëra ndërtesa publike.

Duke paraqitur programin e seminarit, udhëheqësi i ekipit, majori Cristian Benegiamo, tha se shifrat e fundit në Kosovë janë shumë inkurajuese, pasi që kohët e fundit ka pasur një ulje të numrit të rasteve dhe të vdekjeve, duke dëshmuar faktin se strategjia e miratuar nga autoritetet vendore po shkon në drejtimin e duhur.

“Por, këto të dhëna nuk na autorizojnë që të ulim nivelin e masave mbrojtëse. Në këtë moment, mbrojtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve është një prioritet, vetëm në këtë mënyrë mund t’i lejohet vendit të ecë përpara”, u shpreh ai.

Gjatë punës, infektologë dhe anestezistë ndanë përvojat e tyre në vijën e parë të menaxhimit të pandemisë me kolegët e tyre kosovarë, në mënyrë që të mbështesnin përgjigjen vendore ndaj COVID-19.

Ekipi shëndetësor ushtarak italian përbëhet nga mjekë dhe infermierë nga të gjitha Forcat e Armatosura italiane, të vendosur në Veri të Italisë gjatë valës së parë pandemike. Ekipi ka arritur në Kosovë në fillim të shtatorit dhe planifikon të vazhdojë aktivitetet në vend edhe në javët e ardhshme.

Këto javë ekipi ka vizituar të gjitha spitalet kryesore në Kosovë që ndihmojnë pacientët me COVID-19, duke krijuar një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe duke ndarë përvojat e tyre profesionale me kolegët vendas.

Ndryshe, ekipi shëndetësor ushtarak italian punon ngushtë me Agjencinë italiane për bashkëpunim ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare aktive në mbështetje të përgjigjes së Kosovës ndaj COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori