Italia nuk është më “toka e premtuar” për fëmijët shqiptarë…. të paktën kështu rezultoi vitin shkuar. Numri i fëmijëve të mitur, të pashoqëruar që kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje në shtetin fqinj u përgjysmua në raport me 2022-shin.
Të dhënat nga Zyra për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar tregojnë se nga 1 mijë e 319 kërkesa për azil në 2022-shin, numri ra në 652 vitin e shkuar.
“Kjo pasi vendet e tjera europiane po bëhen më tërheqëse. Po të shohim të gjitha trendët e lëvizjes së fëmijëve shqiptarë, të pashoqëruar apo shoqëruar, BE vijon të konsiderohet si :toka e premtuar” për fëmijët shqiptarë”, tha Altin Hazizaj nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.
Megjithatë, pavarësisht përgjysmimit shifrave, fëmijët shqiptarë vijojnë të zënë një peshë të madhe në drejtim të kërkesave për azil në Itali. Gjatë vitit të shkuar kryesuan të miturit nga Egjipti, ndjekur nga ata nga Ukraina në Luftë, Tunizia, Gambia, Guinea dhe Bregu i Fildishtë.
“Problemi është se në një sërë raportesh të dala, 100 për qind e fëmijëve shqiptarë vijojnë të shprehin dëshirën për të braktisur vendin dhe ikur në emigrim diku tjetër në botë.”
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme për Imigrimin dhe Politikat e Integrimit, minorenët nga Shqipëria mbi 12 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në më pak se një dekadë. Në këtë drejtim Shqipëria kalon çdo vend të Rajonit, Europës e madje të botës me përjashtim të atyre në luftë apo krizë të thellë ekonomike.
“Ka një problem të madh. Këta fëmijë mund të shfrytëzohen seksualisht, ekonomikisht dhe kriminalisht. Fatkeqësisht nga Italia nuk kemi të dhëna.”
Deri në fund të vitit të shkuar, në Itali u regjistruan 23 mijë e 226 kërkesa për azil nga fëmijë të pashoqëruar, 3 mijë më tepër se gjatë 2022-shit./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë