LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Nëse hapet tema e Trepçës dhe Ujmanit duhet të ndërpriten bisedimet

Isufi: Nëse hapet tema e Trepçës dhe Ujmanit duhet të ndërpriten bisedimet

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka treguar se ka disa tema për të cilat Kosova nuk duhet të pranojë të flitet në Uashington me Serbinë.

Isufi në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se tema politike nuk mund të mungojë në takimin e Uashingtonit pavarësisht se sipas tij temë kryesore flitet se është ekonomia.

Nënkryetari i AAK-së ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit për shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.


“Kjo është shumë e rrezikshme. Çdokush që e përmend këtë duhet ta dijë se me çfarë pasojë mund të përballet Kosova”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Isufi ka thënë se Ujmani e Trepça janë tema të brendshme të Kosovës për të cilat mund të bisedohet për investime me partnerët por jo edhe me Serbinë.

“Delegacioni i Kosovës nuk ka asnjë të drejt të flet për Ujmanin e Trepçën…Ata duhet të ndërpresin bisedimet me Serbinë nëse përmenden Ujmani e Trepça. Këto janë çështje të rregulluara me ligj si asete të Kosovës”, tha ndër të tjera Ahmet Isufi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Politikë
Pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Lajme
Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Politikë
Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Lajme
Kalo në kategori