Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi kanë reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë, përkitazi me Demarkacionin me Malin e Zi, ku thuhet se asnjë ekspert – kundërshtues i demarkacionit – nuk ka argumentuar se toka e cilit titullar po humbet.
“Shkenca mbështetet në argumentim. Ndryshe rezulton se janë 8,200 hektarë me titullarë abstrakt”, është thënë në kumtesën e Qeverisë.
Ndaj kësaj ka reaguar Isufi e Bulliqi, sipas të cilëve Komisioni shtetëror për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi asnjëherë nuk ka publikuar asnjë argument të reja, që nga gushti i vitit 2015.
Reagimin e tyre mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Me të vërtetë është për tu çuditur se si qeveria e Kosovës në mungesë të argumenteve për bindje të opinionit, për mungesë të transparencës, në mungesë të ekspertëve përkrahës, në mungesë të ekspertëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të parashtruar nga ne që nga 3 gushti, në mungesë të gjetjes së një arsyetimi shkencor dhe politik në pyetjen se pse po rritet sipërfaqja e Malit të Zi pas 70 viteve ekzistencë (13812km2), në pamundësi të interpretimit të drejt të hartës së komunave kadastrave (tani zonave kadastrave) të vitit 1974 (ne jemi në gjendje kur do, me kënd do, ku do me analizua bashkërisht) të përpiluar nga Drejtoria për gjeodezi e KSA të Kosovës, në mungesë të prezantimit të një hartë me prona kadastrave 1:2500 për tërë territorin përgjatë vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi (pjesa malazeze), në mungesë të një dokumenti legal që ka pas ndryshim në mesë delimititmit të vitit 1945 dhe kufijve të vitit 1988, në mungesë argumentesh për shpalljen e pavlershme të planeve hapësinore të KSA të Kosovës dhe planeve hapësinore të komunave në periudhën 1970-1988, në mungesë të guximit të shpalljes së pavlershme të projekteve të financuar nga organizatat ndërkombëtare dhe federata e ish Jugosllavisë në periudhën 1970-1988 për territorin e Kosovës, në mungesë guximi politik dhe profesional të shpalljes së pavlershme, si jo profesionale dhe nxitëse të protestave dhe pa dëgjueshmërisë ndaj qeverisë hartat e SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë etj të para vitit 1999, pa mundësisë së sqarimit dhe ndryshimit të stemës zyrtare dhe flamurit zyrtar ku harta e Kosovës nuk përputhet me kufirin sipas komisionit shtetëror (kur të doni mund ta analizojmë bashkërisht) tenton të shpall fajtorë ekspertet e pavarur në mënyrë që të metat e tyre politike dhe profesionale ti arsyetojnë dhe ti fshehin.
Ne ju bëjmë me dije se nëse dikush kërkon llogari nga strukturat politike jemi ne ata, sepse ne kemi votuar për ju e jo ju për ne, ju duhet të përgjigjeni për pyetjet të cilat ju parashtroj votuesit (në këtë rast edhe ne me familje te ngushtë dhe të gjerë jemi votues) dhe ti analizoni mire shqetësimet e tona profesionale dhe kombëtare e jo të na akuzoni. Do të ishte një dështim shumë i madh, mos të themi edhe katastrofikë sikur i tërë mekanizmi shtetëror dhe profesional i Malit të Zi, Kosovës të mos mundet ti bindë deputetet autonom dhe sovran se komisioni shtetërorë ka të drejt dhe së faktet e eksperte të pavarur dhe pa përkrahje institucionale dhe shoqërore të jenë të pa vërteta. Ne jemi të gatshëm sa herë që të doni të ulemi me ju dhe me komisionin shtetërorë për krahasim faktesh, me dyer të mbyllura apo edhe para opinionit, vetëm ju a jeni të gatshëm.
Ne me vëmendje po përcjellim prononcimet e përditshëm të komisionit shtetëror dhe vazhdimisht jemi duke pritur përgjigje në pyetjet tona të bëra. Komisioni, nëse lexoni me vëmendje asnjëherë nuk ka publikuar asnjë argument të ri nga ai i gushtit të 2015, prandaj nuk po prononcohemi, por po hulumtojm dhe grumbullojmë materiale të reja dhe shumë të vlefshme që dëshmojnë për humbje territori, madje këto materiale po i marrim edhe nga organet qeveritare, aty tek ju për çudi edhe para juve.
Kjo tregon se nuk iu keni qasë seriozisht dokumentacioni, ose me vetë dije po e shmangni.
Për çfarëdo zhvillimi shoqërorë fajet i kanë ata që udhëheqin me hapësirën e caktuar, jo ata të cilët kanë të drejta kushtetuese dhe liri akademike për prononcim dhe publikim të fakteve shkencore. Në shkencë faktet hedhen me fakte jo me kërcënime.
Kur Tomas Edisoni shkoj në Akademinë e shkencave Franceze në Parisë për të prezantuar Grafofonin e parë të zbuluar, ata nuk e pranuan duke u prononcuar se para nesh është një njeri i çmendur dhe prepotent. Por sot e tërë shkenca audio e kësaj teknologjie është duke ju falënderua grafofonit të Tomas Edisionit i cili ishte i pari që ruajti dhe transmetoj zërin. Se cila qeveri duhet me seriozitetin më të madh ti merr në shqyrtim faktet e ekspertëve vendor sepse vetëm ata ia dojë të mirën vendit të vetë, e jo të bazohet në interpretimin e atyre që në ditët më të vështira nuk kanë qenë në Kosovë, dhe se aktualisht i kanë dy nënshtetësi, një të azilit në ndonjë shtet të Evropës e një të Kosovës, vetëm sa për ta shfrytëzuar për politik dhe shitje mëndësh. Është e qartë se në rast të destabilizimit ata janë mësuar, menjëherë në aeroplanit dhe ikin andej, ndërsa ne jemi mësuar rrimë prapë në Kosovë. Për këtë arsye jemi shumë të kujdesshëm se a i kemi faktet origjinale apo jo” (sic.), thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët