Ismet Beqiri, ish kryetar i Prishtinës për 5 vjet, ka folur për zgjedhjet e ardhshme komunale, konkretisht për zgjedhjet në kryeqytet.
Duke komentuar punët apo dështimet e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti, Beqiri ka thënë se qytetarët e Prishtinës më nuk do të gabojnë, duke aluduar në dëshimet e qeverisjes shtatëvjeçare të Ahmetit.
“Kryetari i Prishtinës duhet të koncentrohet veç në punën e tij, jo të merret me të punë tjera. Shtoja kësaj edhe kur ai kryetar i ndërron partite”, ka thënë Beqiri, për RTK.
I pyetur nëse do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e tetorit të vitit të ardhshëm, Beqiri nuk e fshehur dëshirën që të garojë sërish.
“E kam pikë të dobët Prishtinën, sepse këtu po jetojmë. Të gjithë duhet a kenë këtë pikë të dobët Prishtinën. Unë jam në dispozicion që të garojë sërish, por kjo varet nga partia, nga degët e Prishtinës”, ka thënë Beqiri.
“Vullneti ekziston, unë isha i gatshëm edhe në vitin 2017. Jam në dispozicion të partisë. Nuk jam i shortuar e as i djeshit, jam qe 30 vjet në LDK. Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave gjithmonë i ka fituar zgjedhjet”, ka shtuar ai.
I pyetur se a po e shpall kandidaturën si kandidat i LDK-së për Prishtinën, Beqiri nuk e ka thënë decidivisht këtë, por ka lënë të kuptohet se ai do të insistojë deri në fund që të merr nominimin e partisë.
“Kjo nënkupton që unë sot po them që duhet të ndodh patjetër. Por LDK-ja duhet t’i jep meritën degëve. Degët do të merren më këtë çështje, e më pas kryesia në bazë të vullnetit të degëve do të vendos. I kishim fituar zgjedhjet në vitin 2017 po të isha unë kandidat. Edhe në ato zgjedhje jemi angazhuar maksimalisht, por fatkëqqsisht i kemi humbur. Unë jam në dispozicion, vullnetin e kam, përvojën dhe të të gjitha, dhe mendoj se mund t’i dalë zot kësaj pune, kësaj detyre”, ka thënë Ismet Beqiri, aktualisht deputet i LDK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën