LAJMI I FUNDIT:

Ismet Bahtijari deklarohet fajtor – pajtohet me ZPS-në për dy vjet burgim

Ismet Bahtijari deklarohet fajtor – pajtohet me ZPS-në për dy vjet burgim

Ismet Bahtijari ka ndryshuar deklaratën e tij nga i pafajshëm në fajtor lidhur me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe atë të frikësimit.

Januzi u përgjigj me “Po”, kur u pyet se a është i gatshëm që të ndryshojë deklarimin fillestar si i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Si rrjedhojë, atij iu lexuan akuzat sërish, ku për secilën prej tyre u deklarua fajtor.


Veç kësaj, Bahtijari pohoi se marrëveshjen me ZPS-në e ka arritur me vullnetin e tij dhe që askush nuk e ka detyruar.

Ndërsa sa i takon zhdëmtimit, avokatja e Bahtijarit, Felicity Gery tha se kanë bërë disa komente me shkrim duke përfshirë edhe atë që të mos ketë kosto financiare për Bahtijarin që përfshihet çdo kosto e mundshme qoftë për zhdëmtime apo për shpenzime.

Ajo gjithashtu tha se dje është dhënë  dje urdhri në gjykatë për kërkime lidhur me viktima të mundshme dhe sipas saj ata nuk mund të bëjnë parashtrime deri sa të përfundojë ky hetim i cili është urdhëruar.

Gery tha se parashtrimet e tyre do t’i bëjnë të plota në momentin që urdhri lëshuar nga gjyqtarja zbatohet.

Ndërsa, prokurori John Deveney tha se janë në një fazë të hershme dhe nuk dihet se a do të ketë viktima pjesëmarrëse në këtë rast. Megjithatë edhe ai tha se do të presin zbatimin e urdhrit të gjykatës lidhur me këtë pjesë.

Ndërsa sa i takon dënimit, Gery tha se nuk po kërkojnë asgjë më tepër së marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe kërkoi që ajo të merret parasysh dhe të pranohet nga gjykata.

Gjatë seancës së sotme, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Vedlt- Foglia tha se Ismet Bahtijarin dhe ZPS-ja janë dakorduar në marrëveshjen e pranimit të fajësisë, që të kërkohet 2 vjet burgim për të akuzuarin.

“… se ju pajtoheni me përcaktimin e një dënimi me burg prej dy vjetësh”, tha kryegjyqtarja dhe një gjë të tillë e konfirmoi edhe Bahtijari./BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori