LAJMI I FUNDIT:

Ismajli: Tashmë BQK ka dal me sqarimet lidhur me kriptovalutat (Video)

Ismajli: Tashmë BQK ka dal me sqarimet lidhur me kriptovalutat (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për teknologjinë Blockchain dhe kriptovalutat. Lulzim Ismajli, zëvëndësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, tha se BQK ka filluar të merret më këtë temë që nga qershori i vitit të kaluar dhe ka dalë me komunikatë ku është sqaruar se investimet në kriptovaluta nuk janë të sigurta.

“Banka Qendrore e Kosovës ka filluar të merret më këtë temë që nga qershori i vitit të kaluar. Duke pasur për bazë se këto investime mund të janë të rrezikshme edhe realisht qytetarët mund të humbin para, një pjesë të tyre, apo të gjithë investimet, ne si BQK kemi dalë me komunikatë dhe e kemi sqaruar se këto investime nuk janë të sigurta”, tha Ismajli.


Ai tha se BQK zbaton direktivat e BQE-së.

“Ne si BQK zbatojmë politikën e Bankës Qendrore Evropiane, në bashkësinë evropiane ky treg nuk është i rregulluar e as nuk është i licencuar, por ka një kërkesë nga Komisioni Evropian që të ndryshohet direktiva evropiane që t’i përshtatet identifikimit dhe parandalimit të pastrimit të parave”, tha ai.

Ismaili tha se për çështje anonime BQK nuk trajton personel, por tregoi se tashmë është formuar grupi punues që të merret me këtë teknologji.

“Ne nuk hyjmë të trajnojmë personel për çështje anonime dhe për çështje që nuk janë të ditura që nuk janë adaptuar nga asnjë shtet në botë. Banka Qendrore nuk trajnon individ për të përdorur teknologjitë për të pasur qasje në këto skema anonime. Kriptovaluta nuk është e përqafuar dhe e licencime nga asnjë shtet. BQK e ka formuar një grup punues për këtë çështje dhe ka dalë me propozimet të organet vendimmarrëse dhe karshi këtyre propozimeve BQK ka reaguar”, shtoi Ismajli. /Telegrafi/